Hill flet për “kornizën” e re të dialogut, njohjen dhe Asociacionin

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka folur pas  seancës së Kuvendit të Serbisë, ku raportoi Presidenti i Serbisë rreth dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë. Hill u  shfaq optimist  se në fund të dialogut do të ketë përparim dhe se secila pala do të fitojë diçka.

Hill përsëri ka folur për Asociacionin duke thënë se  në Evropë ka shumë modele të ngjashme me Asociacionin duke potencuar se Serbia dhe Kosova mund të jenë të veçanta, por problemi i tyre nuk është i tillë.

“Është e qëlluar që evropianët janë  të përfshirë në këtë, sepse ata i njohin shumë mirë ato modele,” tha Hill për Agjencinë Beta.

Ai theksoi se SHBA mbështet plotësisht përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar dialogun.

I pyetur nëse Kosova është e gatshme të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin, ai tha se në fund “natyrisht do të ketë një lloj marrëveshjeje” dhe se të gjitha palët e  përfshira e dinë se ajo duhet të arrihet në mënyrë të tillë që të gjitha palët të marrin diçka.

“Në fund të fundit, ne do të shohim përparim dhe pajtim nga të gjitha anët,” tha Hill.

Ai theksoi se në “kornizën” e re të dialogut ka shumë elementë të vjetër dhe se një nga çështjet kryesore është se cila do të jetë e ardhmja e serbëve në Kosovë.

Qëndrimi i SHBA-së, theksoi ai, është se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte e mirë për të gjithë, por që dialogu është i rëndësishëm në këtë moment.

“Dialogu duhet të kalojë nëpër disa pika kritike, duke përfshirë çështjen e Asociacionit” Synimi i BE-së është të arrijë normalizimin e plotë të marrëdhënieve, në mënyrë që jeta e njerëzve të vazhdojë normalisht dhe që ekonomia dhe faktorë të tjerë të mund të përparojnë. Është inkurajuese që edhe Serbia po mendon për këtë, aq më tepër që në Kuvend është mbajtur një seancë për Kosovën. Është një temë e vështirë, sidomos në Serbi. “Askush nuk mund të thotë se kjo është e lehtë, veçanërisht për njerëzit këtu,” tha Hill. /Express

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË