Në radhën e figurave politike që e kanë uruar Albin Kurtin me rastin e zgjedhjes së tij Kryeministër i Kosovës, ka qenë edhe Daut Haradinaj, ish deputetë i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njofton Insajderi.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar në adresë të Kurtit, duke i thënë “urime Albin, mbaje fjalën”.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë kritike të ndaj zgjedhjes së Kurtit kryeministër./Insajderi.com