Haradinaj nga Haga: S’kam pasë mundësi me vra aq sa kam dashtë ushtarë të Millosheviqit në Koshare

Ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, gjatë dëshmisë së tij në seancën gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë ka thënë se ka vrarë ushtarë e oficerë serbë në betejen e Koshares sa herë ka pasur mundësi.

Haradinaj tha se në frontin e luftës s’ka pasur mundësi me vra ushtarë të ushtrisë serbe aq sa ka dashur.

“Unë asnjëherë s’kam pasë punë me civilë, kur jam ndesh me ushtarë serbë i kam kokrru sa herë kam mujt. E dijnë saktë ata, ushtrinë e Slobodan Millosheviqit në Koshare saherë kam mujt ku e kam nxanë e kam gjujtë. Ka pasë dy rrugë ose me më vra ose me i vra, fati as unë s’kam mujt me vra sa kam dashtë por as ata ushtarët s’kanë mujt shyqyr me m’vra edhe pse më kanë plagos. Lufta është luftë, jam kah flas për frontin”, ka thënë Haradinaj gjatë dëshmisë së tij.

Nga prokurori, përveç çështjes së dosjeve, ai është pyetur edhe nëse mendon që UÇK-ja mund të ketë kryer krime derisa Haradinaj ka thënë se Ushtria Çlirimtare të Kosovës, dhe ai si pjesë e saj, gjatë luftës në Kosovë nuk kanë synuar civilët, por vetëm kanë mbrojtur vendin dhe janë përballur me ushtrinë serbe.

“Po, kam vrarë ushtarë serb edhe oficerë, që ata thonë që është oficer se unë nuk e kam ditë çka ka qenë, po nuk ka këtu të bëjë me civil asnjë gjë, unë nuk jam kthyer nga Suedia edhe për të dhënë lule, derisa jam kthyer të hyj në front. Kam pranuar të vdes vetë. Unë kam qenë në front, po flas për pikën e frontit, nuk jam marrë me civilë, as nuk jam marrë pas luftës me më këto sende. Është çliruar vendi im dhe në rregull është. Jam plagosur prej tyre, që kam mundur të jem  edhe i vrarë, dhe nuk po lyp askush llogari pse më kanë plagosur. Në rastin tim as nuk po lyp llogari pse më kanë plagosur, as nuk po jap llogari pse kam gjuajtur në ta derisa kam qenë i sulmuar, në vetëmbrojtje kam qenë, në vendin tim më kanë sulmuar”, ka thënë Haradinaj.

Dëshmia e Nasim Haradinajt, e filluar më 11 janar para Dhomave të Specializuara, do të vazhdojë edhe nesër.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Gucati e Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË