Daut Haradinaj nga AAK-ja e ka uruar ish-presidentin, Hashim Thaçi, për ditelindjën e 53-të duke thënë se shpreson që në ditëlindjen tjetër të tij të mund të ngrejnë dolli.
“Kjo qoftë ditëlindja më e keqe e jetës tënde. Shpresoj që dollinë do e ngrehim në ditëlindjen tënde të radhës”, ka shkruar ai në Facebook.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë ditëlindje po e pret në Qendrën e Paraburgimit në Hagë ku është duke qëndruar nga nëntori i vitit të kaluar.