Gjermania parashikon situatë shpërthyese nga Covid, zbulohet dokumenti i fshehtë i ministrit të shëndetësisë. Plas debati për atë që pritet të ndodh me të pavaksinuarit. Ja deri kur do jenë prezente maskat

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn parashikon masa të reja: Personat e vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maska. Ata që nuk janë vaksinuar mund të përjashtohen nga gastronomia. Propozimet kanë shkaktuar kritika. Në Ministrinë Federale të Shëndetësisë mendojnë se për përballimin e suksesshëm të një vala të re të mundshme të pandemisë Corona nevojiten edhe masa të reja.

Tanimë po flitet shumë për valën e katërt, ndonëse shpresohet se efekti i saj do të jetë shumë më i dobët. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn ka hartuar një dokument për masat e parashikuara, të cilin e ka dërguar në Bundestag. Raportin e kanë parë edhe DPA, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe “Süddeutsche Zeitung”.

Përveç rritjes së numrit të të infektuarve gjatë udhëtimeve jashtë vendit, kohët e fundit edhe popullata po sillet në kontakte me të tjerët pothuajse sikur para pandemisë, thuhet në këtë dokument. Për më tepër, në vjeshtë dhe dimër pritet edhe shtimi i virusëve sezonalë, si dhe rritja e problemeve me virusin Corona.

Maskat deri në “pranverë 2022”

Krahas shtimit të numrit të të vaksinuarve, distanca, higjiena dhe mbajtja e maskës vazhdojnë të mbeten ndër masat elementare të mbrojtjes nga pandemia. Maskat duhet të mbahen gjithandej ku takohen shumë njerëz në hapësira të mbyllura.
Spahn thotë se maskat mbrojtëse do të duhen deri në “pranverën e vitit 2022”, veçanërisht në trafikun publik dhe në distanca të gjata, si dhe në dyqane.

Maskat duhet të mbajnë të gjithë, përfshirë këtu edhe ata që janë shëruar dhe që janë vaksinuar, sepse edhe ata mund të infektohen dhe të transmetojnë virusin, thuhet në dokument. Ekspertët në veçanti paralajmërojnë nga varianti Delta.

Ministria e Shëndetësisë shpjegon më tej se vaksinimi dhe testimi mund të parandalojnë futjen në objekte të mbyllura të personave të infektuar.

“Prandaj, prej fillimit apo mesit të shtatorit, varësisht nga gjendja, do të kërkohet respektimi i rregullit 3-G në organizime të caktuara, që do të thotë se në aktivitete psh. mund të marrin pjesë vetëm personat e vaksinuar, shëruar apo të testuar”.

Në dokument thuhet se këto rregulla do të mundësojnë futjen në restorante, akomodimin në hotele, shërbimet e afërta trupore, sportet dhe aktivitetet brenda si dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e mëdha brenda dhe jashtë.

Ministria synon të heqë testet e shpejta falas në mes të tetorit. Meqenëse tani mund t’u bëhet një ofertë e drejtpërdrejtë e vaksinimit të gjithë qytetarëve, atëherë nuk është në rregull që taksapaguesit të paguajnë kostot e testeve për ata që nuk duan të vaksinohen, citon gazeta “Süddeutsche Zeitung” pjesë nga raporti.

A do të lejohet futja në restorante e personave të pavaksinuar?

Njerëzit që nuk janë vaksinuar jo vetëm që cënohen nga sëmundja dhe infektimi, por ata mund të kenë edhe kufizime të tjera. Kjo përfshirë edhe kufizimet e kontakteve, kufizimin e pjesëmarrjes në aktivitete dhe mundësinë e ndalimit të futjes së tyre në restorante, thuhet në dokument.

FDP flet për shkelje të premtimeve

Deutschland I Bundesparteitag FDP I Wolfgang Kubicki Kritika të ashpra ndaj këtyre propozimeve kanë mbërritur nga partia liberale FDP. Nënkryetari i partisë Wolfgang Kubicki, akuzoi qeverinë federale për shkelje të premtimeve, shkruan gazeta “Bild”.

Këto rregulla mund të trajtohen si kërkesë e drejtpërdrejtë për vaksinim, nëse qeveria përjashton njerëzit e pavaksinuar nga jeta shoqërore.

Paralajmërimi i përjashtimit të njerëzve të pavaksinuar nga futja në restorante “është shkelja më e turpshme e fjalës nga kjo qeveri federale, e cila është betuar vazhdimisht se nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm në Gjermani”, tha Kubicki. Kjo shkelje e fjalës peshon edhe më rëndë sesa “detyrimi i vaksinimit”.

Vendimi i fundit i Konferencës së Ministrave të Shëndetësisë, për t’iu ofruar më shumë vaksina fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës 12-17 vjeç, mund të shkaktojë tensione në shkolla.

Kryetarja e Shoqatës së Menaxhimit të Shkollave në Gjermani, Gudrun Wolters-Vogeler, ka frikë se një rritje e numrit të nxënësve të vaksinuar do të hapë edhe debate të nxehta midis mësuesve, prindërve dhe nxënësve.

Do të ketë konflikte për të drejtat e nxënësve dhe të prindërve, tha Wolters-Vogeler për gazetat e grupit Funke. Tensione mund të ketë edhe sa i përket mundësisë së karantinimit, sepse në rast të një rasti pozitiv ndaj virusit Corona në një klasë të caktuar, në shtëpi duhet të qëndrojnë vetëm ata që nuk janë vaksinuar.

Një studim i ekspertëve britanikë i botuar në revistën “The Lancet Child & Adolescent Health” tregon se fëmijët dhe adoleshentët midis 5 dhe 17 vjeç mund të presin një rrjedhë dukshëm më të lehtë dhe më të shpejtë të sëmundjes Covid-19 sesa të rriturit.

Në këtë studim thuhet, se nxënësit e kësaj moshe mund të shërohen mesatarisht pas gjashtë ditësh.

Në këtë studim janë shikuar 1.700 raste të personave të sëmurë. Fëmijët dhe adoleshentët kanë treguar mesatarisht tre simptoma: lodhje, dhimbje koke dhe humbje e shijes dhe erës.

Vetëm në raste të rralla ka ndodhur që fëmijët të kenë simptoma së sëmundjes Covid-19 edhe pas katër javësh ose më vonë. Simptoma të tillë kanë treguar vetëm 4.4 përqind e personave të përfshirë në studim.

Incidenca e infektimeve në Gjermani ka mbërritur ndërkohë në 19,4 të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh. Instituti Robert Koch njoftoj të enjten (05.08)mërkurën për 3.539 infektime të reja. DW

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË