Gashi tregon arsyet e dorëheqjes nga AAK, a do të jetë sërish në garë për Obiliqin

Xhafer Gashi pasi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kryetari i degës së AAK-së në Obiliq dhe nga të gjitha funksionet dhe përgjegjësit e tij brenda strukturës partiake si në nivelin lokal ashtu edhe atë qendror, do të vazhdojë angazhimin e tij si kryetar i Komunës së Obiliqit. Ai tregon se janë duke punuar në krijimin e një Liste qytetare që do të jetë garuese për zgjedhjet në nivel komunal.

Kryetari Gashi në një intervistë për KosovaPress ka pranuar se do të garojë sërish për të parin e Obiliqit me Listën qytetare.

Gashi: Jemi duke punuar në krijimin e një Liste qytetare

Video

“Për rrugëtimin e mëtutjeshëm tonin, jemi konsultuar mirë me gjithë strukturat prej asamblistëve dhe strukturat tjera të organizuara që kemi qenë, dhe pothuajse pjesa më e madhe kemi kaluar të pavarur për momentin. Dhe jemi duke punuar në krijimin e një liste qytetare që do të ketë konkurruese në nivel lokal dhe do të bëjmë përkujdesje që në vazhdimësi që të punojmë për komunitetin në Obiliq”, thekson Gashi.

Ai po ashtu thekson se dorëheqja e tij vjen si rrjedhojë e zhvillimeve brenda strukturës së Aleancës në Obiliq.

Përveç kësaj ai thotë se dorëheqja vjen edhe si pasojë e mos realizimit të premtimeve të nivelit qendror për zbatimin e tërësishëm të Ligjit për Obiliqin e në veçanti në aspektin e çështjes së punësimit të qytetarëve të Obiliqit.

Gashi: Arsyeja e dorëheqjes ka qenë çështja e punësimit në KEK

Video

“Në fakt Obiliqi ka ndryshua dhe shumë punë të mira janë bërë duke falënderuar nivelin qendror në vazhdimësi gjatë shtatë vjet e gjysmë sa kam qenë unë. Mirëpo, arsyeja ka qenë çështja e punësimit në KEK. Ka qenë një nga premtimet që është dhënë në Hade dhe Shipitullë, ndërsa më pastaj ajo nuk është ndjekur deri në fund dhe kjo ka qenë si rezultat I pakënaqësive të një pjesë të madhe të strukturës, e cila pastaj ka reflektuar edhe më dorëheqje”, thekson Gashi.

I pyetur nëse arsye tjetër mund të jetë humbja e besimit në AAK-në, Gashi tregohet paksa i rezervuar.

Megjithatë falënderon Haradinajn për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë sa ka qenë kryeministër.

Teksa shton se kërkesat e domosdoshme nuk u realizuan.

Gashi: Falënderoj të gjithë qeveritë, edhe atë të Haradinajt

Video

“Nuk kisha thënë ashtu, e falënderoj edhe qeverinë Haradinaj dhe të gjitha qeveritë që ishin më herët dhe të gjithë aktivistët që kanë kontribuar që unë të jem aty. Por më në fund një nga kërkesat e shumë të domosdoshme, edhe të KEK-ut, edhe të qytetarëve nuk u realizuan”, thotë ai.

Kryetari aktual i Obiliqit tregon për KosovaPress se a do të jetë sërish kandidat për të parin e Obiliqit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.

Gashi: Do të ri-kandidoj për kryetar të Obiliqit nga lista qytetare ë si i

Video

“Kjo mbetet të shihet, sepse fillimisht duhet krijohen mekanizmat të cilat do të vendosin, këshilli drejtues dhe kryesia, pastaj të shohim. Nëse më kërkojnë një gjë të tillë, me siguri që do të konkurrojë”, thotë Gashi.

Ndërsa, në fund ka përmendur edhe punët që janë bërë në qeverisjen e tij në Obiliq për rreth 8 vjet.

Gashi: Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme

Video

“Ne kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, kemi kryer shumë projekte. Kemi ndërtuar ura, sheshe, po ndërtojmë gjithashtu shkolla e shtëpi kulture, biblioteka e shumë projekte të tjera të infrastrukturës rrugore. Në shëndetësi gjithashtu, mirëpo mbi të gjitha ky angazhim i yni do të vlerësohet nga vet qytetarët”, thotë ai.

Gashi që nga viti 2013 fitoi dy mandate si kryetar i Obiliqit nën ombrellën e AAK-së. /I.Shabani/

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË