Garry Kasparov jep datën:Kur shkërmoqet regjimi i Vladimir Putinit

Nga Christian Esch & Susanne Koelbl “Der Spiegel

Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Garry Kasparov lindi në Baku në vitin 1963. Nëna e tij ishte mësuese muzike dhe babai i tij violinist. Ai mësoi të luante shah në 5-vjeçare dhe më vonë u bë një lojtar profesionist. Në vitin 1985, Kasparov, që ka origjinë hebreo-armene, fitoi kampionatin botëror të shahut për herë të parë dhe e mbrojti atë deri në vitin 2000.

Kasparov e përfundoi karrierën e tij në vitin 2005, dhe më pas nisi të aktivizohej në politikën ruse. Në vitin 2013 emigroi nga vendi. Që nga ajo kohë ai ka qenë shumë aktiv në organizata të ndryshme kundër presidentit rus Vladimir Putin. Kasparov jeton me familjen e tij midis Nju Jorkut në SHBA dhe Splitit në Kroaci. Në vitin 2014, ai mori nënshtetësinë kroate.

Kjo luftë është gjithashtu edhe një përballje personale midis jush dhe presidentit rus Vladimir Putin…

Unë kam 20 vite që e kundërshtoj, dhe e kam thënë gjithmonë se regjimi i tij do të bëhet një kërcënim fashist jo vetëm për Rusinë, jo vetëm për fqinjët e saj, por për të gjithë botën. Do të ishte mirë nëse njerëzit do t’ia kishin vënë veshin këtyre paralajmërimeve.

Sa do të zgjasë kjo luftë? Putin sapo njoftoi një mobilizim për të dërguar trupa të reja në front?

Kapacitetet ushtarake dhe ekonomike të Putin do të kenë mbaruar deri në pranverën e vitit që vjen. Ai do t’i mbarojë municionet maksimumi në prill, dhe ekonomia nuk do të jetë në gjendje të mbulojë as nevojat bazë të rusëve. Kjo është arsyeja pse Putin po nxiton. Ai po përpiqet të garantojë një pozitë të mirë për negociatat.

Putin mund të mos jetë më në gjendje të fitojë, por ka ende shumë mundësi për të shkatërruar. Dhe nuk është ende shumë i izoluar…

Dihet se diktatorëve nuk u pëlqejnë humbjet, dhe Putini është në prag të disfatës. E cilin ka ai në krah? Irani ka aktualisht probleme të tjera. Kina nuk po bën asgjë për Putinin. Kazakistani i ka kthyer shpinën. Mbështetja për të po pakësohet nga dita në ditë. Edhe Serbia refuzoi të njohë të ashtuquajturat referendume. Putin është i vetëm.

Si një shahist, mendoni se Putini është një udhëheqës racional?

Sulmi ndaj Ukrainës ishte një gabim i madh. Por pas përvojave të deridjeshme të Putinit me amerikanët, francezët dhe gjermanët, ishte e arsyeshme që ai të supozonte se ata do ta toleronin. Diktatori Putin nuk ka luajtur kurrë shah, por poker. Dhe ai ka qenë një lojtar i aftë në pokerin gjeopolitik.

Ai fitonte shpesh edhe kur kishte karta të këqija, sepse kundërshtarët i dorëzoheshin bllofit të tij. Tani ai e di instinktivisht se humbja në këtë luftë, do të vërë në pikëpyetje mbijetesën e tij politike dhe fizike. Ndaj do të mobilizojë të gjitha burimet e tij. Pyetja është: Në cilën pikë njerëzit përreth tij do të fillojnë të kërkojnë një rrugëdalje për veten e tyre?

Çfarë do të thotë një humbje për Rusinë?

E dimë nga historia e Rusisë se çdo humbje ushtarake dhe gjeopolitike, sjell ndryshime dramatike në vend, pavarësisht nëse kjo ishte Lufta e Krimesë në 1855, Lufta Ruso-Japoneze e vitit 1905, disfata në Luftën e Parë Botërore apo fundi i Luftës së Ftohtë në vitin 1989. Por kjo disfatë mund të jetë më e rëndë nga të gjitha, pasi do të jetë shumë e dukshme. Do të jetë si ajo e vitit 1945 për Gjermaninë.

Ky është një krahasim i guximshëm. Gjermania u pushtua dhe u shkatërrua. Rusia nuk ka gjasa të ketë të njëjtin fat…

Unë e kam fjalën për ndjenjën e humbjes, për vetëdijen se perandoria ruse ka vdekur. Dhe kjo do të kuptohet kur të çlirohet dhe flamuri ukrainas të valëvitet mbi Sevastopol, qytetin-port kryesor të gadishullit.

Nuk duket se kjo gjë do të ndodhë së shpejti. Pse mendoni se rusët nuk janë të përgatitur të luftojnë për Krimenë?

Njerëzit në Moskë dhe Shën Petersburg po largohen nga vendi. Askush prej tyre nuk është i gatshëm të vdesë për Krimenë.

Çfarë do të ndodhë pas kolapsit që po parashikoni?

Rusia do të përjetojë një periudhë të tmerrshme. Do të duhen vite, në mos dekada, përpara se rusët të pajtohen me ukrainasit. As publiku rus nuk do të ishte menjëherë i aftë të jetonte në një demokraci. Por ata nuk do të kishin zgjidhje tjetër veçse të përpiqen të rikthehen në Evropë, të heqin sanksionet, dhe t’ia nisin nga e para.

Nuk ka asnjë alternativë ndaj Perëndimit? A nuk është ky thjesht një mendim i dëshiruar?

Nëse nuk arrijmë të kthehemi në Evropë, do të bëhemi një shtet satelit i Kinës. Pekini po pret që Rusia të rrëzohet. Demografikisht dhe ekonomikisht, ky është kërcënimi më i madh për ekzistencën tonë. Sipas historiografisë zyrtare kineze, gati gjysma e territorit të Rusisë i përket Kinës.

Kolapsi i fundit që përjetoi Rusia në vitin 1991, ishte një përvojë traumatike e destabilitetit dhe mjerimit ekonomik, të cilin Rusia nuk e ka kapërcyer…

Unë besoj tek aftësitë e mikut tim Mikhail Khodorkovsky për t’i organizuar gjërat në një kohë shumë të shkurtër sapo të hiqen sanksionet. Në Rusi ka ende elemente funksionale të një ekonomie tregu.

Nëse bie qeveria ruse, a do të ktheheshit në Moskë bashkë me familjen?

Unë vetë nuk po kërkoj poste politike në Rusi. Por jam gati të investoj kohën, energjinë dhe reputacionin tim në mënyrë që Rusia të kthehet në familjen e kombeve të qytetëruara.

Marrë me shkurtime

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË