Situata në Shqipëri si pasojë e motit të keq është e rëndë, kjo për shkak të rrufeve, të cilat deri tani i kanë marrë jetën një personi në Malësinë e Madhe, si dhe kanë goditur dy banesa në Sarandë.
Sipas informacioneve, raportohet se ka pasur shumë dëme materiale në Sarandë, ku dy shtëpi u goditën nga rrufetë.
Banesa është në pronësi të Jorgo Avjerit. Fatmirësisht nga goditja e rrufesë nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.