Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, sot në Kuvendin e Shqipërisë përmes një video-mesazhi ka falënderuar popullin shqiptar për përkrahjen, ndërsa tregoi dhe situatën e rëndë që po kalon kombi i tij.
Ndërsa Zelensky mbante fjalën e tij, ish- kryeministri Sali Berisha shihet teksa “shfleton” Ipad-in, duke kontrolluar profilin e tij në Facebook.
Të gjithë deputetët e duartrokitën përpara se të merrte fjalën dhe në fund të saj, teksa gjatë momentit që Presidenti ukrainas fliste për tmerret që po përjeton popullsia e tij, qëndrimet e deputetëve ishin të ndryshme.
Pjesa më e madhe e tyre ishin shumë të vëmendshëm në fjalën e Zelenskyt, teksadisa ishin pothuajse me lot në sy. Dpeuteti i Lushnjes Saimir Korreshi mbante duart në formë lutje, ndërsa ministrja Edona Bilali përdorte telefonin.
Në Kuvend ishte edhe ambasadori ukrainas Volodymyr Shkurov me bashkëshorten e tij, të cilët ndoqën me vëmendje fjalën e Presidentit të tyre.