Fondi Sovran mund të krijohet deri në fund të vitit

Krijimi i Fondit Sovran, Bankës Zhvillimore të Kosovës, punësimi deri në një vit të plotë për të gjithë të rinjtë të moshës 16-18 vjeç, janë vetëm disa nga prioritetet në aspektin ekonomik të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), parti kjo e cila më 22 mars, mori besimin e Kuvendit për të udhëhequr me Qeverinë.

Sipas ekspertëve të ekonomisë krijimi i Fondit Sovran vështirë se mund të realizohet deri në fund të vitit, pasi që sipas tyre krahas pandemisë vendi po ballafaqohet edhe me shumë probleme të tjera.

Stabiliteti politik në vend, rishikimi i Ligjit për Banka dhe krijimi i Fondeve Investive janë vetëm disa nga punët që duhej ti bëjë qeveria për të arritur deri të krijimi i Fondit Sovran.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, nuk beson që deri në fund të vitit të krijohet Fondi Sovran, por megjithatë ai thotë se duhet pasur durim pasi që vendi po përballet me probleme të shumta.

“Nuk e besoj që deri në fund të vitit do të realizohet një fond i tillë apo një premtim, por duhet durim sepse ka shumë probleme të grumbulluara dhe është e pa mundur për gjashtë muaj të zgjidhen këto probleme, por qeveria e ka shumicën dhe në këtë drejtim këtë qeveri mund ta rrëzojë vetë qeveria”.

Për krijimin e një fondi të tillë, Gërxhaliu thekson nevojën se duhet të ketë stabilitet politik, pasi që pa të sipas tij fondi nuk do ta kishte efektin e vetë, pastaj i nevojshëm rishikimi i Ligjit për Banka dhe krijimi i Fondeve Investive.

“I kemi vetëm 20 ditë nga themelimi i qeverisë dhe problemet nga e kaluara janë aq të mëdha saqë jo vetëm 20 ditë por edhe 200 ditë nuk do të mjaftojnë, dhe në këtë drejtim është koha që të kemi durim në këtë drejtim. Është e vërtet që në kampanjën zgjedhore ka qenë një ndër pikat të cilën VV-ja e ka promovuar por për hir të qytetarëve duhet të thuhet që në Kosovë nuk mungon paraja. Nëse i analizoni raportet e Bankës Qendrore për momentin depozitat e qytetarëve dhe bizneseve, janë më tepër se 4 miliardë dhe vetëm në diasporë kemi vetëm 6 miliardë depozita. Po e shihni se duhet një qasje më ndryshe për t’i absorbuar këto mjete. E para që duhet të bëjë qeveria është që të ketë stabilitet politik dhe pa stabilitet ekonomik. Asnjë fond nuk do ta ketë efektin e vet dhe duhet të rishikohet Ligji për bankën dhe e treta duhet ta kemi një ligj për krijimin e fondeve investive. Mundësi ka, para ka, vetëm duhet vullnet politik”, tha Gërxhaliu për Ekonomia Online.

Sipas Gërxhaliut, Kosova ka shumë projekte të rëndësisë së madhe, mirëpo ai thotë se gjithmonë duhet të ndiqet rruga ligjore në mbështetje të sektorit privat.

“Kosova ka prioritet disa projekte të rëndësisë së madhe, dhe në këtë drejtim përmes një fondi të tillë do të kishte me pas hapësirë, por duhet gjithmonë të analizohet rruga ligjore se cilët duhet të jenë ligjet përcjellëse dhe çka duhet të bëhet që ky fond të jetë në mbështetje të sektorit privat dhe bazuar në transparencë”.

Edhe drejtori ekzekutiv në Këshillin e Investitorëve Evropianë në Kosovë, Emrush Ujkani mendon njëjtë, duke shtuar se për një fond të tillë duhet stabilitet ekonomik dhe një qasje gjithëpërfshirëse.

“Lëvizja Vetëvendosje tash e ka në dorë pushtetin dhe natyrisht që e ka mundësi për të shtyrë përpara jo vetëm kështu çështje por çdo çështje tjetër, unë uroj që do gjë që merret të jetë në interesat e qytetarëve të vendit tonë dhe nuk dua të dyshojë se edhe qeveria aktuale se çdo gjë që merret në mënyrë të sinkronizume. Çështja e fondit sovran dhe shumë specifikave që bart me vete duhet ta shikojmë se cili do të jetë epilogu në ditët dhe muajt e ardhshëm që do të vinë, mundësitë i kanë në çfarëdo lloj aspekti, por nuk është çështja vetëm te numrat por duhet të ketë një qasje me gjithëpërfshirëse”, tha Ujkani.

Ne fazën në të cilën është vendi, Ujkani thotë se nuk mund të flitet se a do të krijohet deri në fund të vitit, mirëpo ai thekson se institucionet e vendit duhet ta kenë prioritet luftën kundër Covid-19.

“Synimi është që të ketë rritje ekonomike, por a do të ketë apo në fazën në të cilën ndodhemi dhe jemi nuk mund të flasë dhe a do të krijohet deri në fund të viti mendoj që Qeveria ka shumta detyra para kësaj dhe uroj që luftimi i Covid-19 dhe rimëkëmbje ekonomike të jenë prioritet, sundimi i ligjit dhe në kuadër të zhvillimeve të reja unë pres që të shtyhen përpara ato çka janë politika dhe synimet për zhvillimin ekonomik”.

Fondi Sovran, sipas këtij plan-programi, do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së tyre.

Agjencinë Kosovare të Privatizimit, LVV-ja e Albin Kurtit, ka paraparë ta shuajë dhe asetet e saj të kalojnë në pronësi të Fondit Sovran.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË