Kosova u mposht 3 me 1 nga Spanja në ndeshjen e dytë para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’, ndeshje e zhvilluar në Sevilla.
Pas ndeshjes ka folur edhe realizatori i golit të vetëm për ‘Dardanët’, Besar Halimi. Ai u shpreh i lumtur me golin, por u dëshpërua kur Spanja shënoi menjëherë golin e tretë.
“Jam shumë i lumtur që kam shënuar atë gol, që i kam dhënë pak shpresë të gjithë. Por jemi të dëshpëruar sepse ato 5 minuta pas golit kishim më shumë presa, por Spanja është nivel shumë më lart dhe ishte e vështirë. Të gjithë tifozët duhet të jenë me neve dhe na japin forcë për në të ardhmen. Problemi është se në përgjithësi te goli i parë spanjollët na zurën shumë keq dhe ishte shumë e vështirë”, ka thënë Halimi.
Kujtojmë që Kosova me këtë humbje mbetët me zerro pikë në fazën para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’.
IndeksOnline