
Një deklaratë e bërë nga Kiara Tito në “Big Brother VIP Fan Club” duket se nuk i ka pëlqyer Fjoralba Ponarit.
Moderatorja ka reaguar përmes një statusi në Instagram ku ka kundëtshtuar atë që Kiara tha se “Dashuria justifikon gjithçka”.
Në statusin e saj, Fjoralba shkruan se kjo deklaratë i ka vrarë veshin, pasi sipas saj, dashuria nuk mjafton kur ka dhunë, tradhti, kur thyhet besimi apo cënohet integriteti.
“Dashuria është emocion. Dashuria është nevojë. Dashuria është e bukur, por vetëm “dashuria” nuk mjafton. Dashuria nuk justifikon çdo gjë! Të më falni, por ma vrau shumë veshin. Dashuria nuk mjafton, kur ka dhunë, kur të manipulojnë emocionalisht, kur të thyhet besimi, kur të cënohet integriteti, kur nuk ka komunikim, kur ka tradhëti etj. Dashuria është vetëm një copëz, e së tërës!” shkruan Fjoralba në InstaStory.
