Pretendentja për kandidate të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku.
Ky është takimi i parë ndërmjet tyre, pa praninë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrit Albin Kurti.
Osmani pritet t’ia sqarojë Abdixhikut pozicionin e saj rreth kandidaturës së presidente, në mënyrë që të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur presidente.
Abdixhiku në këtë takim është shoqëruar nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Ndërsa, Osmani nga këshilltarja e saj, Learta Hollaj./E.Zeqiri