FIFA nis edhe një procedurë disiplinore ndaj Serbisë, trajneri serb “ngel pa fjalë”

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) nisi procedura disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, nën dyshimet se kombëtarja serbe ka shkelur disa rregulla gjatë një ndeshjeje me kombëtaren e Zvicrës, në kuadër të Kampionatit Botëror të futbollit. FIFA veproi një ditë pas ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e cila tha se gjatë ndeshjes së zhvilluar më 2 dhjetor, janë dëgjuar “fyerje të rënda nga trajneri i përfaqësueses së Serbisë” në drejtim të shqiptarëve dhe janë vërejtur “veprime raciste nga tifozët serbë”. Në kombëtaren e Zvicrës luajnë disa futbollistë me prejardhje nga Kosova, përfshirë kapitenin Granit Xhaka. FIFA veproi një ditë pas ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e cila tha se gjatë ndeshjes së zhvilluar më 2 dhjetor, janë dëgjuar “fyerje të rënda nga trajneri i përfaqësueses së Serbisë” në drejtim të shqiptarëve dhe janë vërejtur “veprime raciste nga tifozët serbë”. Në kombëtaren e Zvicrës luajnë disa futbollistë me prejardhje nga Kosova, përfshirë kapitenin Granit Xhaka. Ai shtoi se ministria e tij është vazhdimisht në kontakt me FFK-në, për t’i ofruar “mbështetjen e nevojshme institucionale”.

“Sjellja e trajnerit, futbollistëve dhe tifozëve të Serbisë është skandaloze, është e turpshme, është shkelje flagrante e rregullave të Kampionatit Botëror dhe rregulloreve të FIFA-s dhe është, padyshim, edhe një tjetër dëshmi e sjelljes shoviniste serbe kur bëhet fjalë për Kosovën dhe për shqiptarët në përgjithësi”, tha Çeku. Për trajnerin kosovar të futbollit, Bylbyl Sokoli, është e pakuptimtë të ketë thirrje raciste ndaj shqiptarëve në një ndeshje si kjo – kur Serbia ka rivale Zvicrën – vetëm për shkak të pjesëmarrjes së futbollistëve me prejardhje shqiptare. Sipas tij, problemet e tilla nuk mund të zgjidhen përmes masave disiplinore të FIFA-s, pa u zgjidhur raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel politik.

Çfarë pa një dëshmitar?

Hasan Rrahmani, një tifoz me prejardhje nga Kosova që ishte i pranishëm në Stadiumin 974, ku u zhvillua ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë, tha për Radion Evropa e Lirë se atij dhe vëllait të tij nuk u është lejuar hyrja në stadium me fanellë dhe shall me simbole shqiptare. Sipas tij, tifozët serbë “janë lejuar të mbanin me vete pankarta me mesazhe si ‘Kosova është zemra e Serbisë’”. Unë e urrej nacionalizmin e edhe më shumë ultra-nacionalizmin. Ne jemi, thjesht, tifozë të futbollit. Nuk kam asnjë problem me serbë. Por, ajo që përjetova atë ditë në Doha, gjatë Kampionatit Botëror, në shekullin e 21-të, vitin 2022, ishte e tmerrshme”, u shpreh Rrahmani për Radion Evropa e Lirë.Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, me seli në Serbi, i bëri thirrje Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS) që të dalë me një raport për, siç tha, incidentet gjatë Kupës së Botës.

“Mendoj se një njoftim zyrtar nga FSS-ja do të ishte minimumi, për t’u kërkuar falje të gjithëve që e ndoqën ndeshjen, por edhe për të dënuar sjelljen e lojtarëve, përzgjedhësve, përfaqësuesve të federatës… [Por] marrë parasysh se si janë sjellë në të kaluarën, nuk kam shpresë se do të veprojnë kështu”, tha për Radion Evropa e Lirë Marko Millosavleviç nga kjo iniciativë.

Gjykuar nga pamjet e ndeshjes Serbi-Zvicër, tha ai, “duket qartë se në disa raste është shprehur një lloj racizmi ndaj shqiptarëve”. Sipas tij, një sjellje e tillë në lojë është “pasqyrë e një kulture të përhapur dhe të rrënjosur të poshtërimit”.

Çfarë parasheh Kodi Disiplinor i FIFA-s?

Sipas nenit 12 të Kodit Disiplinor të FIFA-s, lojtarët dhe zyrtarët mund të ndëshkohen me pezullim nga një ndeshje shkaku i sjelljes josportive, apo nga tri ndeshje për sulm fizik ndaj një lojtari apo personi tjetër. Neni 13 thotë se kushdo që ofendon dinjitetin apo integritetin e një vendi, personi apo një grupi njerëzish përmes shprehjeve apo veprimeve diskriminuese ose nënçmuese, mund të ndëshkohet me “pezullim prej së paku dhjetë ndeshjeve ose për një periudhë specifike”. Nëse tifozët kanë sjellje të tillë, federata përgjegjëse ndëshkohet me zhvillimin e një ndeshjeje me një numër të kufizuar të tifozëve dhe me gjobë prej së paku 20 mijë frangash.

Nëse një shkelje e tillë ka ndodhur edhe më parë, atëherë mund të merren vendime më të rënda – nga ulja e pikëve deri te përjashtimi prej garës së caktuar. Sipas nenit 16 të Kodit Disiplinor të FIFA-s, federatat dhe klubet konsiderohen përgjegjëse për sjelljen e tifozëve të tyre.

Kur FIFA vendos të hapë një hetim, komisioni përkatës përcakton nëse ka pasur shkelje të Statutit të FIFA-s dhe të Kodit Disiplinor. Në rast shkeljeje, komisioni mund të shqiptojë gjoba. Afati i fundit për marrjen e një vendimi, në përgjithësi, nuk është i specifikuar.

Çfarë kërkoi FFK-ja?
Sipas FFK-së, slogane me mesazhe politike dhe raciste ndaj shqiptarëve u vunë re pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, më 2 dhjetor. FFK-ja, në reagimin e saj, kërkoi që FIFA ta hetojë dhe sanksionojë Federatën serbe të Futbollit.

“Ekipe dhe tifozë me sjellje e filozofi të urrejtjes së njeriut për njeriun nuk do të duhej të kishin vend në ngjarje kaq të rëndësishme sportive, siç është Botërori ‘Katari 2022’”, tha FFK-ja.

Lojtarët e Serbisë duke festuar golin gjatë ndeshjes me Kamerunin, në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit. Katar, 28 nëntor 2022.Kjo është procedura e dytë disiplinore, brenda pak javësh, që FIFA inicion ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë. Në nëntor, pas një ankese të FFK-së, FIFA hapi procedurë disiplinore për shkak të, siç u tha, shfaqjes së një flamuri në zhveshtoren e përfaqësueses së Serbisë, me hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

FIFA, me këtë rast, citoi një pjesë të Kodit të saj Disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë “gjestet, shenjat ose gjuhën fyese” dhe “përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrimin e një natyre josportive”. Zyrtarët serbë e cilësuan si “hipokrizi” nisjen e masave disiplinore. Daçiç e quan hipokrizi nisjen e masave disiplinore nga FIFA ndaj Serbisë. Zvicra dhe Serbia u përballën në Kupën e Botës edhe katër vjet më parë në Rusi. Në vitin 2018, Zvicra e eliminoi nga gara Serbinë dhe ndeshja, po ashtu, u përshkua me tensione.  Xhaka dhe Shaqiri festuan golat e tyre kundër Serbisë, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës. Ky gjest u pa si provokim nga lojtarët serbë dhe dy lojtarët e Zvicrës u dënuan nga FIFA me gjobë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË