Këngëtari i njohur kosovar, Ermal Fejzullahu, vazhdon të mbetet një ndër artistët më të suksesshëm të skenës muzikore.
Ermali së fundmi në një intervistë ka folur për problemet me ankthin, ku ka zbuluar se në një periudhë kohore i ishte nevojitur edhe ndihma e psikologut.
“Unë nisem me atë që njeriu është i bërë për sfida. Edhe sa më shumë momente të vështira, të bëjnë më të fortë dhe më të përgjegjshëm. Dhe je më i suksesshëm. Në një kohë kam pasur një ngarkesë psikologjike, më është krijuar një lloj ankthi”, tha ai.
Problemi shëndetësor, Fejzullahut më pas i kishte rezultuar me “çrregullim paniku”, ani pse në fillim këngëtari kishte pasur dyshime të tjera.
“Kam qenë te psikologu, psikologu është për njerëzit. Në fillim nuk kam ditur çfarë problemi kam. Kam menduar se kam probleme me mushkëritë. Më dukej sikur më merrej fryma”, është shprehur ai.
