Barcelona dhe Frankfurt luajnë sonte ndeshjen e kthimit.
Në kuadër të gjysmëfinales së Europa League, Barcelona pret në shtëpi skuadrën e Eintracht Frankfurt.
Katalanët duan biletën që çon në gjysmëfinale të këtij kompeticioni dhe për këtë synim kanë edhe përkrahjen e publikut në ndeshjen e dytë.
Barca luajti baras pa gola në ndeshjen e parë në udhëtim ndaj gjermanëve.
Për ndeshjen e sotme, Xavi Hernandez pritet të ketë në dispozicion edhe mbrojtësin e djathtë, Sergino Dest.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Eintracht Frankfurt luhet me fillim nga ora 21:00. /Lajmi