Edon Brahimi fiton garën “Ushtari më i mirë”

Në ambientet e kazermës “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është mbajtur sot ceremonia e përmbylljes solemne të Garës Ndërkombëtare Tradicionale “Ushtari më i mirë 2021”. Në ceremoni të pranishëm ishin komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës , gjenerallejtënant Rrahman Rama, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së si dhe pjesëmarrës nga ushtritë e vendeve partnere.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e kësaj gare, duke theksuar se Gara “Ushtari më i mirë 2021” ka për qëllim të promovojë shpirtin garues, të rritë motivin dhe të testoj shkathtësitë ushtarake te të gjithë pjesëtarët pjesëmarrës në garë.

Ai ndër të tjera tha se me profesionalizmin, përkushtimin dhe njohuritë e treguara gjatë këtyre ditëve keni përmbushur qëllimin dhe suksesin e plotë, ndërsa pjesëmarrja e garuesëve nga pesë ushtritë e vendeve partnere në këtë garë e dëshmon edhe një herë që ne jemi forcë profesionale e disiplinuar, motivuar dhe kontribuese e sigurisë në regjion dhe me gjerë.

Ndërsa rreshter majori i komandantit të FSK-së, Genc Metaj theksoi se gara e këtij viti ka qenë mjaft sfiduese si dhe falënderoi garuesit e të gjitha vendeve partnere të cilët me pjesëmarrjen e tyre e madhështuan këtë garë, e cila më shumë se garë është mundësi e shkëlqyeshme e krijimit të urave të miqësisë, njohjes me njëri-tjetrin dhe shkëmbimit të përvojave.

Gara e ushtarit më të mirë është realizuar në periudhën kohore njëjavore, ku morën pjesë 19 garues, pjesëtarë të FSK-së si dhe 12 garues, pjesëtarë të vendeve partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroacia, Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia Veriore. Fitues të garës Ushtari më i mirë” në kuadër të FSK-së u shpallën ; Vendi i parë – ushtar Edon Brahimi, nga Regjimenti të III-të të KFT-së, vendi i dytë – ushtar i klasit të parë Bujar Gjaka, nga Regjimentit të III-të të KFT-së, ndërsa në vendi i tretë- rreshter Fatmir Tahiri nga Regjimenti i I-rë i KFT-së. Ndërsa fitues të tri vendeve të para nga pjesëmarrësit ndërkombëtar ishin, vendi i parë – tetar Filip Vicarin nga Kroacia, vendi i dytë -nëntetar- Ylber Mala nga Shqipëria dhe vendi i tretë – ushtar Konstantin Çipi nga Shqipëria. Garuesit u testuan në disiplinat: testi fizik, njohuri të përgjithshme, gjuajtje me armë, navigim tokësor, kalimi i poligonit të besueshmërisë, hedhja e granatës, ndihma e parë, vëzhgimi i terrenit dhe marshimi.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË