Dyshimet për drogë, arrestohen 20 punonjës të portit të Durrësit, ja çfarë gjeti policia në kontenier dhe si u zhdukën 50 arka me banane

Mungesa e disa arkave në një kontenier me banane në portin e Durrësit ka vënë dje në pranga 20 persona. Mes tyre janë 16 punonjës sigurie në portin e Durrësit, dy operator firme dhe punëtori i kompanisë me shoferin që prisnin ngarkesën me banane në port. Ata akuzohen për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” pasi një kontenier i ngarkuar me banane u gjet i hapur dhe mungonin disa arka.

Burime për Report TV bëjnë me dije se kontejneri me banane në Portin e Durrësit është konstatuar pasi ishte ngarkuar në kamion për t’u transportuar. Pasi është hapur është gjetur në gjendje të rrëmujshme dhe dyshimet janë se mungojnë nga 45 deri në 50 arka bananesh brenda tij.

Dyshohet të jenë hequr dhe të kenë qenë me kokainë, por autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë ardhur i hapur që nga jashtë dhe për këtë vijojnë verifikimet. Po punohet me kamerat e sigurisë për të kontrolluar çdo filmim që mund të ndihmoj në hetime. 20 të arrestuarit, të pyetur nga hetuesit, pretendojnë se nuk kanë asnjë dijeni për heqje arkash me banane në kontenier. Ndërkohë më shumë detaje ka dhënë dje edhe Policia e Shtetet në një njoftim zyrtar. “Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Task Forca permanente e përbashkët, e përbërë  nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Aurotitetet Doganore të Portit, konstaton një kontenier të paplumbosur të ngarkuar me banane. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” kryer në bashkëpunim, 20 shtetas.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrolleve të kryera nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë  nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Aurotitetet Doganore të Portit, në Portin e Durrësit është konstatuar një kontenier i paplumbosur me plumbçe. Materialet e para hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË