“Dua të përfaqësoj Greqinë në Eurovision!”/ Nga sulmet ndaj Ronelës te partneri dhe planet për fëmijë, rrëfehet Anxhela Peristeri…

Anxhela Peristeri thotë se Ronela Hajati duhet patjetër të ishte pjesë e finales së “Eurovision”, teksa këmbëngul se mënyra si është trajtuar dhe komentuar nga njerëzit ka qenë e papranueshme.

Anxhela ishte pjesë e jurisë së “Festivalit të Këngës” dhe shprehet se Ronela ishte pjesëmarrësja më e mirë dhe e vetmja që meritonte të na përfaqësonte. E ftuar në “Natë me Aulonën” ajo tha se i ka ardhur keq për sulim që i është bërë asaj ndërsa lidhur me kritikat e profesionistëve deklaroi se nuk e prekin më.

Jo se Ronela është ndër shoqet e mia më të mira, por asnjë këngëtar nuk duhet të sulmohet në këtë lloj mënyre. ‘Eurovision’ është shumë i bukur dhe i vështirë. Sepse përfaqëson shtetin, pastaj veten. Ke shumë përgjegjësi dhe komentet më të vogla të ndikojnë. Më ka ardhur shumë keq për reagimin ndaj Ronelës.

Komentet nga profesionistët nuk është se më prekin shumë se kam 20 vjet në këtë punë dhe kam patur shumë gjëra të tilla. Nuk mund të trajtohet kështu një artist. Performanca e saj në Festival ka qenë më e bukura. Në gjysmëfinalen e Eurovision ishtë ndër këngët që duhej të ishte në finale edhe sikur të kishte performancën më të keqe. Kishte energji të mirë dhe duhej nga gjithë publiku”, u shpreh artistja.

Duke u rikthyer pas te përfaqësimi i saj dhe nëse e mendon sërish ta provojë një eksperiencë të tillë Anxhela u shpreh se është ende herët për këtë gjë. Por ishte shumë e qartë kur tha se përveç Shqipërisë do donte të përfaqësonte Greqinë. “Do përfaqësoja vetëm Greqinë se e njoh kulturën dhe kam jetuar atje. Edhe pse kënga ime u orkestuar nga një kompozitor grek, nuk ka patur bisedime. Por do më pëlqente.”

Këngëtarja e njohur konfirmoi pak muaj më parë lidhjen shumëvjeçare të dashurisë me partnerin e saj, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur.  Këngëtarja ka deklaruar se në shumë raste e ka ‘gënjyer’ publikun kur ka qenë e ftuar apo e pyetur për këtë temë, sepse ka dashur që ta ruajë për vete lidhjen e dashurisë. E pyetur rreth kësaj, Anxhela u shpreh se është pak supersticioze dhe se privatësia i ka sjellë të mira.

Mes të tjerash, pranoi se nuk ka ardhur ende koha të bëhet nënë, por e imagjinon veten nënë të rreptë. Për femrat në karrierë është e vështirë të vijë ora biologjiek por duhet të vijë në një moment. E mendoj veten si mami posesive se bëhem merak shumë për çdo gjë. Do isha shumë e rreptë dhe posesive.”

Këngëtarja ka deklaruar se partneri i saj nuk është pjesë e showbiz-it dhe për momentin nuk ka plane për një ceremoni zyrtare, por kur kjo të ndodhë, do të merret vesh. Është një gjë krejt private e imja dhe nuk ka të bëjë më muzikën time. Nuk kam dashur dhe nuk dua të flas shumë për këtë pjesë” – tha këngëtarja duke dashur ta mbyllë këtë temë, për të cilën është ngacmuar gjithmonë.

E ngacmuar nga Aulona se ajo është një nga këngëtaret shqiptare më të pasura, Anxhela tha se do e konsideronte veten të pasur nëse nuk do kishte kredi.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË