Doza e tretë e vaksinës – qytetarët presin në radhë

Mesditën e së shtunës numër i madh i qytetarëve kanë pritur në radhë në sallën “1 Tetori” në kryeqytet për t’u vaksinuar.

Shumica nga ta pas mesazheve të marra nga Ministria e Shëndetësisë, kishin vendosur që të marrin edhe dozën e tretë.

Selim Syla, tha se për shkak të sigurisë më të madhe dhe pasojave në të ardhmen ka vendosur që të vaksinohet edhe për herën e tretë.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë atyre që ende nuk e kanë marrë vaksinën të vaksinohen, duke shtuar se ky rekomandim vjen edhe nga ekspertët shëndetësor nga mbarë bota.

“Siguria është më e madhe, mos me pas pasoja më tutje. Mesazh për të gjithë njerizimin, kush mendon pak shëndetin e vet le ta merr edhe dozën e tretë”.

“Le ta marrin, secili e ka përgjegjësinë për vetveten. Normal që është më e mira se e kanë paraparë ekspertët shëndetësor, të gjithë duhet me ardhur me marrë”.

Edhe Sylejman Avdullahu, tha se vaksinën duhet ta marrë secili, ngase kjo është mundësia e vetme për ta mposhtur virusin.

“Mendoj se siguria është më e mirë, vlen me marrë. Vaksina duhet me marrë secili është për sigurinë për të mirën tonë. Më e mira është kjo mundësi, tjetër nuk ka. Unë besoj që është më e mira”.

Arlind Grantolli, tha se pasi ka pranuar mesazhin nga MSh-ja ka ardhur që të vaksinohet me dozën e tretë, pa asnjë dyshim.

Ndonëse marrjen ose jo të vaksinës e konsideron vendim personal, ai thotë se rekomandimet që vijnë nga ekspertët dëshmojnë se s’ka mundësi tjetër për ta evituar virusin.

“Na ka ardhur mesazhi, njoftimi edhe i kemi marrë dy të parat pse mos me marrë edhe të tretën. Po besoj pasi që ekspertët në krejt botën po thonë që po, s’ka pse me menduar ndryshe, kur krejt njerëzit po e marrin, i njëjti sistem po aplikohet në shumicën e shteteve të botës, nuk po shoh që mundet diçka me qenë ndryshe te ne”.

“Kjo është çështje personale, po pasi ekspertët e mjekësisë e sugjerojnë dhe në krejt botën po thonë që një prej mundësive më të mira për t’u mbrojtur edhe për ta evituar virusin është vaksina, atëherë s’po shoh rrugëdalje tjetër”.

Përderisa Arta Bërdynaj, e cila ishte vaksinuar me dozën e parë, të shtunën kishte ardhur ta shoqëronte nënën dhe vajzën që të vaksinohen.

Ajo pati një lutje për të gjithë që ta marrin vaksinën, duke pohuar se nuk ka asgjë të keqe, veç sjell dobi.

“Sot kam ardhur për nënën dozën e tretë dhe vajza dozën e dytë. Besoj që po, nëse është fluksi i virusit kështu besoj që po duhet me marrë”.

“Iu kisha lut që të gjithë me marrë vaksinën se është në të mirën tonë dhe të tjerëve, kurgjo të keqe nuk ka prej saj, veç të mira, na mbron prej virusit”.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe 12 raste të reja me Coronavirus.

Këto rezultate janë konfirmuar pas testimit të mbi 1 mijë e 600 mostrave. Aktualisht, raste aktive në gjithë vendin janë 315.

“Nga 1.679 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.954. Në total numri i rasteve aktive është 315”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË