Doktori që e mjekoi Enver Zymberin: Tetë herë e lëshoi zemra

12 vjet nga vrasja e policit elitë të Kosovës, Enver Zymberi në aksionin e famshëm në veri të Kosovës, për herë të parë ka rrëfyer mjeku i cili e ka trajtuar Enver Zymberin pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja. Doktori Nuredin Fazliu ka treguar se plumbi nga snajperi i kishte shkaktuar plagë të rënda heroit Zymberi, të cilat më pas ia sollën edhe vdekjen. Fazliu thotë se gjatë intervenimit, Zymberin për tetë herë e kishin rikthyer në jetë

“Tetë herë e ka lëshu zemra, do të thotë ka ra në arrest kardiak, tetë herë e kemi reanimu,” tregon doktori, Nuredin Fazliu, i cili punoi për disa dekada si anesteziolog, mirëpo 26 korrikun e vitit 2011 nuk e harron asjëherë.

Doktori Nuredin Fazliu atë ditë kishte marrë pjesë në trajtimin e policit Enver Zymberi, pak minuta pasi polici i njësisë speciale tashmë i ndjerë ishte goditur nga një plumb snajperi.

Fazliu kujton se plagët ishin shumë të rënda.

“Plumbi ka qenë diku në anën e majtë prej këtij ashtit të mollëzës së faqes, në drejtim të kurrizit të qafës. I ka goditë unazën 2 dhe 3, duke shkuar duke depërtuar nëpër gojë. Gjuha ka qenë praktikisht thuja e këputur, aty pastaj kanë punuar këta kolegët e kemi intubuar, e kemi reanimuar,” ka thënë Nuredin Fazliu.

Fazliu, tash doktor në pension, rrëfen se bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë policin elitë të Kosovës.

“Kthimi në jetë me rregullat e reanimacionit që janë aktuale në gjithë botën, dy, maksimum tri herë, nuk ka logjikë për të bërë kthim në jetë… Në këtë rast tetë herë e kam reanimu, tetë herë e kam kthyer në jetë, herën e tetë e ka mbajtë më deri ka shku në Prishtinë, ekipa e kanë marrë e kanë dërgu për andej,” shtoi Fazliu.

Bashkë me të, ai thekson se punuan edhe shumë mjekë të tjerë.

“Edhe sot i falënderoj kolegët doktor Naser Jasharin, ortopedin Afrim Gucatin e të tjerë kolegë që mu kanë gjendur në ndihmë.”

Pas kthimit tetë herë në jetë, polici Enver Zymberi me helikopter të KFOR-it ishte transferuar në QKUK, mirëpo, brenda pak orësh ishte kumtuar lajmi i rëndë.

“Të gjithë kemi qenë shumë të pikëlluar, shumë të pikëlluar, por kemi qenë krenar se ai aksion nuk u bë për shaka,” u shpreh Fazliu.

Për punën e bërë, Fazliu me kolegë u nderuan më pas me mirënjohje nga Policia e Kosovës, fotografinë e reanimacionit, Fazliu vazhdon ta ruajë me kujdes në shtëpinë e tij./RTV Dukagjini

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË