Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”
Distria Krasniqi ka fituar dy duele për të arritur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, “Tokyo 2020”, shkruan lajmi.net.
Krasniqi në duelin e parë e mposhti xhudisten kineze, Lin Chen Hao në minutën e parë të përballjes.
Në duelin e dytë ajo pati përballë brazilianen Gabriela Chibana, ndaj të cilës triufmoi me rezultatin 10 -0 ku në fund e mopshti me IPPON.
Distria është vetëm një duel larg medaljes, ajo do të përballet në kuadër të gjysmëfinales në orën 10:00 të kohës tonë lokale.
Krasniqi do të përballet me xhudisten mongoliane, Munkhbat Urantsetseg në kuadër të gjysmëfinales.
#DistriaKrasniqi fiton edhe ndeshjen e dyte me Ippon☄️ajo kualifikohet per ne gjysemfinale te #Olympics #Tokyo2020 #kos pic.twitter.com/u35lxckezM
— KosJudoFederation (@KosovaJudo) July 24, 2021