Përpos hedhjes së mbeturinave vend e pa vend, të shpeshta janë rastet e djegies së kontejnerëve nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.
Një rast i ngjashëm ndodhi mëngjesin e sotëm.
Dikush nga qytetarët i ka hedhur zjarr kontejnerëve në rrugën ‘Zenel Salihu’ në lagjen Dodona duke shkaktuar kështu një ndotje të madhe të ambientit në afërsi.
Duhet përkujtuar që raste të tilla jo vetëm që ndotin ambientin, por po i japin edhe një pamje aspak të hijshme anëve të shumta të vendit.
E mbishkrimi në këta kontejnerë “ ta mbajmë Prishtinën pastër” nuk përkon aspak me pamjet e shumta që i shohim nëpër kryeqytet e që ka të bëjë me ndotjen.