Detaje të reja kanë dalë nga varja me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se viktima Naim Bajri ka qenë duke pirë kafe në një lokal, kur një automjet ka qëlluar në drejtim të tij. Dyshohet se është qëlluar 10 herë ndaj tij. Nga pamjet e siguruara shihet trupi i viktimës në trotuar, ndërkohë që qytetarët kalojnë dhe shohin gjithë skenën e trishtë.
20 vite më parë, Naim Bajrit i kanë vrarë djalin, Endrit Bajri.
Endrit Bajri u ekzekutua më 21 tetor 2001 dhe për ngjarjen u akuzuan, Xh.Shega, në bashkëpunim me shtetasit Ilmir Hajdari dhe Kujtim Barbullushi.