Çmimi i naftës në Kosovë po shkon drejt 2 euro litri, por një tjetër rrezik e paralajmërojnë naftëtarët

.82 euro është çmimi i ri i litrës së naftës sot në Kosovën ku paga minimale është 170 euro. Ky çmim pësoi ndryshim ditëve të fundit, me arsyen se në tregun ndërkombëtar ka rritje të çmimeve.

Por, përveç këtij çmimi shqetësues për qytetarët e Kosovës, pompat e derivateve kanë edhe një shqetësim shtesë. Të njëjtit thanë për gazetën Nacionale se Kosova mund të mbetet pa naftë, brenda javës, nësë ndërpritet furnizimi nga jashtë.

Menaxheri i “Italian Petrol”, Zekim Istogu, thotë se kanë kufizime në marrjen e naftës nga Shqipëria dhe Greqia, ditëve të fundit.

“Arsyeja e ngritjes së çmimeve është nga tregu ndërkombëtar. Ditëve të fundit ka pasë rritje të vazhdueshme. Kulmi i kësaj ka qenë të hënën, kur është rritë për 74 dollarë, që i bie rreth 7 centë brenda një dite. Kjo ka ndodhë në krejt historinë e pllacit, me u rritë çmimi kështu veç 3, 4 herë”, thotë Zekim Istogu, menaxher i operativës në IP.

Istogu shton se një vendim i BE-së për ndalimin e furnizimit me naftë nga Rusia, ka bërë që vendet nga të cilat furnizohet Kosova me naftë, të sjellin kufizime në litrat që mund të blejnë kompanitë.

“Furnizimin e kemi kryesisht nga porti i Durrësit dhe nga Greqia. Telashe kemi sepse ka kufizime, bile mundet me pasë rrezik për me pasë shkurtime në furnizim në 10-ditëshin që vjen, sepse ka mungesë në rajon. Me Greqinë ka pasë pengesa, s’na kanë dhanë sa kemi kërku, sepse ëshë një vendim i BE-së që ka vendosë me i ndalu furnizimet me naftë nga Rusia. Ne vazhdimisht i paralajmërojmë që kështu do të jetë, vështirësi, sepse s’kemi rezerva. Kosova mundet me mbetë pa naftë brenda javës nësë ndërpritet furnizimi nga jashtë”, tha menaxheri Istogu.

Por, përveç kësaj kompanie të derivateve, edhe të tjerat thonë se ky çmim është rritur si shkak i tregut ndërkombëtar. Madje sipas tyre, edhe pjesa e furnizimit me naftë ka filluar të bëhet shqetësuese për ta.

“Çmimi dmth qysh bëhet në tregun ndërkombëtar natyrisht që ndryshon edhe tek ne, sepse ne jemi veç akter i vogël që e blejmë naftën qaq sa e shesin tregu ndërkombëtar. Furnizimi ka fillu me u ba shqetësim për neve sepse vendet e rajonit kanë fillu me na ba kufizime në sasinë që e blejmë”, thotë një pronar i një kompanie tjetër që dëshiron të mbetet anonim.

Shoqata e Naftëtarëve nuk janë përgjigjur në thirrjet e gazetës sonë, për të sjellë informacione rreth këtyre çmimeve.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, kishte thënë në një intervistë në Klan Kosova mbrëmë, se nga sot do të ketë rënie të çmimeve.

“Pritet që nga sot të jetë një rënie e lehtë, kështu që kjo ngritje nuk është duke ndodhur vetëm në Kosovë. I lus qytetarët që të shfrytëzojnë transportin publik dhe të mos shfrytëzojnë pa arsye veturat e tyre”, ishte shprehur Bernjani.

Njohësi i ekonomisë, Muhamet Sadiku, thotë për gazetën se Kosova për të tejkaluar sadopak këtë krizë, duhet të marrë shembuj nga vendet e tjera të rajonit, pasi të njëjtat kanë zbutur ngarkesën fiskale në naftën e importuar.

“E dimë që Kosova nuk disponon rezerva, e ky çmim është tejet i lartë, i papërballueshëm për jetën ekonomike të qytetarëve. Kjo e rrezikon edhe më tej jetën ekonomike dhe sociale në Kosovë.

Duke i shikuar përvojat në vendet e rajonit që kanë bërë përpjekje që ta stabilizojnë këtë rritje. Këto vende kanë luajtur me zbutjen e ngarkesave fiskale në naftën e importuar. Dhe kjo disi e ka ulë çmimin”, thotë Sadiku.

Ai tutje shton se shteti duhet të ndërmarrë aksione dhe vendime në kuptimin e mbrojtjes së qytetarëve.

Ministria e Tregtisë ka dalur me një njoftim, ku kanë thënë se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.

“MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt. Në ndërkohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po vazhdon monitorimin e tregut”, thuhet në njoftim.

Heqja e akcizës ishte parë si zgjidhje për stabilizimin e ngritjes së çmimit të naftës para disa muaje. Por, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk kishte pohuar se do të aplikojnë një gjë të tillë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË