Skuadra e Chelsea ka regjistruar mbrëmë një rekord të zi, me humbjen e pësuar ndaj Arsenal.
‘Gunners’ i dhanë leksione skuadrës së Chelsea në ‘Stamford Bridge’, duke e mposhtur me rezultatin 2:4.
Kjo humbje, që për Chelsea ishte e dyta radhazi, i vuri një rekord negativ skuadrës së Thomas Tuchel, me një statistikë që nuk e bënte tash e 33 vite.
Kanë kaluar tri dekada që kur Chelsea pëson katër ose më shumë gola në dy ndeshje radhazi në shtëpi, në kuadër të ligës.
Chelsea pësoi 1:4 ndaj Brentford, më pas u mposht nga Real Madrid, kurse mbrëmë përsëri në Premier League, u mposht 2:4 nga Arsenal.
Një gjë e tillë nuk i kishte ndodhur ‘Bluve’ që nga viti 1989 kur asokohe mposhtej 2:5 nga Wimbledon dhe Liverpool.