“Ne i paguam gabimet tona. Ata ishin shumë më shtatgjatë ndaj nesh. Sidomos Ibrahimoviç ndaj të cilit nuk mund të fitoni topa. Është shumë i mirë në pranimin e topave të parë”. ka thënë Bernard Challandes.
Trajneri i Kosovës ka folur të dielën pas humbjes nga Suedia.
“Pjesa e parë nuk ishte keq, kishim disa mundësi të mira. Kemi pësuar dy gola të marrë, megjithatë kemi provuar të reagojmë. Kishim disa diferenca përballë një skuadre të fortë”, ka theksuar Challandes.
Ai ka thënë se nuk ishte aspak e lehtë ndaj Suedisë.
“Nuk ishte aspak e lehtë të luash ndaj kësaj skuadre, mirëpo nuk ishte aspak keq. Ne ishim pa ide, pa organizim dhe mund të themi se Suedia ishte e fortë për ne, pasi kemi ndryshuar mbrojtjen, mesfushën dhe nuk ishte situatë e lehtë”, ka shtuar më tej Challandes.