Çfarë ndodh me trupin dhe jetën tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja dhe alkooli

Të gjithë pak a shumë i dimë efektet  mungesës së kafesë dhe të alkoolit. Por a kemi vërtet nevojë për kafen e mëngjesit?

Me gllënjkën e parë të kafesë, kafeina hyn në qarkullimin e gjakut dhe fillon të bëjë rrugën e saj drejt trurit tonë, ku bllokon një neurotransmetues frenues të quajtur adenozinë. Ky proces rezulton në lirimin e hormoneve, si dopamina dhe serotonina, të cilat kanë një efekt stimulues.

Koha e nevojshme për të reduktuar sasinë e kafeinës në trupin tonë me 50% është mesatarisht rreth pesë orë. Kjo shpjegon pse mund të dëshirojmë një kafe tjetër pas disa orësh. Megjithatë, se sa shpejt kafeina largohet nga sistemi ynë varet nga shumë gjëra, duke përfshirë moshën, kushtet mjekësore dhe ndërveprimet me ilaçet.

Tobias Van Schneider, një dizajner grafik që jeton në Nju Jork, vendosi që të hiqte dorë nga kafeja dhe alkooli për disa kohë dhe ka treguar çfarë i ndodhi.

Kështu Van Schneider vendosi për 27 muaj të mos pinte asnjë pikë kafe apo alkool për të parë se çfarë do të ndodhte me trupin e tij dhe jetën e tij në vazhdimësi. Siç pretendon ai, rezultatet ishin të mahnitshme, por jo për arsyen që mund të mendoni.

“Gjëja e parë që pashë rënie në jetën time të përditshme janë thashethemet. Mungesa e ndërveprimit social ishte një nga ndryshimet kryesore dhe një nga rezultatet më intensive dhe të shpejta që solli dieta ime e re. Kur një grup njerëzish më kërkuan të bashkohesha me ta për të pirë, unë zgjodha të refuzoja. Mendoj se nuk doja t’i dëgjoja thashethemet esëll”, Tobias.

Por ai pa ndryshime edhe në llogarinë e tij bankare.

“Duke ndërprerë kafenë dhe alkoolin, vura re se po shpenzoja shumë më pak para. Kishte muaj që më kishin mbetur edhe 1000 dollarë. Dhe kjo sepse çdo ditë pija të paktën dy pije pas punës dhe patjetër një kafe”, tha ai.

Në lidhje me shëndetin e tij, Van Schneider konsideron se cilësia e gjumit ka ndryshuar në mënyrë drastike.

“Unë fle më mirë dhe zgjohem me shumë më tepër energji. Pija mund të më ketë relaksuar përkohësisht, por më ka shkaktuar edhe probleme me oreksin”, tregoi Van Schneider. /abcnews.al

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË