Çfarë do të thotë dhe sa zgjat garancia e shteteve për të akuzuarit e Speciales?

Ish-gjenerali Hisen Berisha ka deklaruar së fundmi se sipas informacioneve, Kroacia, Sllovenia dhe Austria kanë ofruar garancë për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në një prononcim, njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, ka thënë se garanca nga një shtet ofrohet për të siguruar Gjykatën se të dyshuarit nuk do t’i ikin drejtësisë përderisa janë duke u mbrojtur në liri.

“Duke u nisë prej praktikës të Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës dhe rastet që lidhen me krimet e luftës, zakonisht tentimi i institucionit në këtë rast presidentit apo kryeministrit për një shtet siç është Haga, më shumë ndërlidhet me faktin që do të sigurojnë se të njëjtit nuk do t’i bishtënojnë drejtësisë, të njëjtit do t’i përgjigjen ftesave të gjykatës në të ardhmen dhe të njëjtit nuk do t’i shkelin urdhrat që gjykata mund t’i japë në raport me atë që ndërlidhen me sjelljet e tyre në liri”, ka thënë Miftaraj.

Ai ka thënë se këtë garancë shteti e ofron duke i siguruar të pandehurit përmes policisë apo organeve shtetërore në një farë mënyrë t’i respektojnë urdhrat që i jep Gjykata e Hagës.

Tutje, Miftaraj folur edhe për kohëzgjatjen e garancës që mund të ofrojnë institucionet e një shteti.

“E para, në bazë të asaj që pritet të kemi një proces gjyqësor së paku deri në 5 vite, në bazë të praktikave të mëhershme dhe në bazë të asaj që Gjykata Speciale në Hagë është e obliguar të zbatojë praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pothuajse do të jetë e pamundur për çdo të akuzuar që po qëndron në Hagë, të qëndrojë më shumë se një vit në paraburgim. Andaj, në këtë rast gjyqtarët e Gjykatës Speciale duhet të gjejnë forma dhe mundësi që të sigurohen që pandehurve të mos ju shkelen liritë e tyre në mënyrë që të ketë proces gjyqësor  të drejtë. Në anën tjetër ata duhet të marrin garanca, të sigurohen që të pandehurit do t’i përgjigjen Gjykatës në të ardhmen, që nënkupton që në momentin kur fillon shqyrtimi gjyqësor, ka mundësi që të pandehurit të rrinë me muaj të tërë në Hagë për të marrë pjesë në seanca gjyqësore por që gjatë vikendeve mund të kthehen në Kosovë që të jenë afër familjeve të tyre”, ka thënë Miftaraj për lajmi.net.

Në fund, ai ka thënë se Policia e Kosovës nuk do të mund të ofrojë një garancë të tillë për shkak se sipas tij, të pandehurit dhe Policia e Kosovës do të ishin në ‘konflikt interesi’.

“E para Policia e Kosovës kishte ofruar garanca të tilla, por Policia e Kosovës është në një lloj ‘konflikt interesi’ në raport me të pandehurit, sepse Policia e Kosovës do të duhej që në të ardhmen të zbatojë urdhrat e Gjykatës Speciale në raport me të pandehurit. Duhet ta përsëris që në momentin kur një shtet ofron garanca, natyrisht që palët dhe shteti mundohen që t’i dalin zot fjalëve të veta”, ka thënë Miftaraj.

Kujtojmë se pas raportimit se presidenti kroat ka ofruar garancë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, ka pasur reagime edhe nga opozita në Kosovë, të cilët kanë kërkuar nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti që të ofrojnë garancë në emër të shtetit për të akuzuarit që po mbahen në Hagë.

Ish-krerët e UÇK-së ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale, janë duke u mbajtur në Hagë që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË