Çështja Kosovë- Serbi/ Vuçiç plas deklaratën e fortë: Gabuam që lamë BE-në të udhëhiqte debatin, ja çfarë do të ndodhë së shpejti në portin e Durrësit

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua popullit nga Pallati i Serbisë për më shumë se një orë duke shpjeguar një më një të gjithë planin për dimrin që po vjen. Ai sot foli për hapat që do të ndërmarrë shteti në lidhje me të gjitha çështjet e rëndësishme politike dhe ekonomike, si dhe se çfarë politike do të ndiqte Serbia gjatë ditëve në vijim. Duke u ndalur tek Kosova, Shqipëria, Rusia dhe presionit që po merr nga perëndimi. Por të gjithën e nisi me marrëveshjen e reciprocitetit që pritet të finalizohet më 1 nëntor.

“Serbët e dëgjuan aq shumë zërin melodioz të Albin Kurtit, kështu që u 9 nga gjithsej 9000. Kaq besim kishin. A do të bëjnë serbët diçka? Nuk e di. Dhe çfarëdo që të ndodhë, miqtë do të jenë me ta. Presionet do të shtohen. Në Perëndim besojnë se do ta mposhtin lehtësisht kundërshtarin rus. Mendoj se do të ketë shumë më tepër shkatërrime dhe shumë të tjerë të vdekur, gjë që do të na vërë në një situatë edhe më të vështirë, veçanërisht çështja e Kosovës,”-tha Vuçiç.

Mirëpo nuk u ndal me kaq për shpjegimin dhe vazhdoi të fliste lidhur me çështjen duke e ndarë në tri pika të rëndësishme.

“Dua t’ju informoj se pozicioni ynë po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar. Vendet perëndimore do të përpiqen ta zgjidhin problemin me hyrjen e Kosovës në OKB. Arsyeja e dytë është, pa asnjë dyshim, për t’ia hequr Putinit nga duart argumentin e Kosovës. Kur thashë se po ndryshonte arkitektura e bisedimeve, BE-ja e mohoi, por nuk e kuptova se cili ishte qëllimi i këtij mohimi. Sot kemi në tryezë një propozim nga dy fuqitë më të mëdha evropiane, Gjermania dhe Franca. Gabimi ynë më i madh ishte që pranuam që BE-ja të fillojë të menaxhojë zgjidhjen e statusit të Kosovës. Presidentja e Kosovës tha dje se serbët mund ta themelojnë ZSO-në si organizatë joqeveritare sot, por se kjo nuk duhet të jetë në kundërshtim me kushtetutën e tyre. Askush nuk i paralajmëroi. Kjo vjen pas bisedës sonë me Scholz dhe Macron.

Për letrën nuk mund të hyj në detaje, sepse është sekrete, esenca është që Serbia të lejojë Kosovën të hyjë në të gjitha institucionet, përfshirë edhe OKB-në. Kështu Serbia do të hynte shpejt në BE. Qëndrimi i Republikës së Serbisë është se duhet të flasim, jemi shumë të mëdhenj dhe të fortë për të mos folur. E gjithë ideja bazohet në faktin se ne nuk kemi pse ta njohim zyrtarisht Kosovën, por jemi dakord me anëtarësimin e Kosovës në OKB. Amerikanët po rrisin praninë e tyre ushtarake në Kosovë, është interesante se ata thonë se po vijnë për të mbrojtur në mënyrë plotësuese integritetin territorial të Kosovës, dhe ky është një sinjal i qartë për ne që ne nuk ëndërrojmë të respektojmë Kartën e OKB-së dhe as të respektojmë Rezolutën 1244, e vetmja që duhet respektuar është vendimi i forcës. E kuptuam mesazhin. E drejta ndërkombëtare është shkelur prej kohësh, ekziston vetëm ligji i forcës. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i referohemi të drejtës ndërkombëtare. Qëndrimi i popullit serb për Kosovën është i tillë që nuk duhet të flas për këtë.  Pritet që procesi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të fillojë më 2 ose 3 nëntor. Ata presin që  Hungaria të largohet dhe Lituania të hyjë. Ky aksion është planifikuar prej shumë muajsh. Ata mund të na marrin gjithçka, ne do të luftojmë me të gjitha forcat në dispozicion. Perspektivat tona janë të vogla. Sido që të jetë, në këtë moment nuk ka vullnet në lidershipin serb për të pranuar pavarësinë e Kosovës”.

Aleksandër Vuçiç ka përmendur faktin se 300 ushtarë të rinj amerikanë po vijnë në Kosovë. Ai tha se amerikanët po e rrisin praninë e tyre ushtarake, teksa shtoi se po bëhet presion i veçantë psikologjik mbi serbët e Kosovës.

“Problemet në Kosovë janë të tilla që kemi provokime nga shqiptarët përmes njësive policore, e më pas një presion i veçantë psikologjik, si më 6 tetor – ardhja e një numri të madh të ushtarëve britanikë në veri, kanë shëtitur dhe filmuar veten.”

Ndërsa më pas dha edhe një detaj tjetër nga lufta më Kosovën dhe bombardimet që iu bënë Serbisë në atë periudhë, e gjitha pas një bisede më presidentin Viktor Orban.

“Ju nuk e dinit këtë, në vitin 1999 Hungaria duhej të sulmonte Serbinë nga toka, Orban ma konfirmoi këtë. Orban refuzoi kërkesën e Klintonit dhe Schröder. Pastaj Orban shkoi në Britani, i ra ziles së derës së Margaret Thatcher dhe ajo i tha se e shqetësonte shumë që ai nuk pranoi të sulmonte Serbinë, sepse do të vdisnin më shumë ushtarë britanikë.”

Ndërsa edhe pse mund t’u rrezikohet anëtarësimi në Bashkimin Europian, kreu i shtetit serb nuk duket i lëkundur për të vendosur sanksione ndaj Rusisë: Nuk i detyrohemi askujt! Ne i japim vetes të drejtën të mbajmë një pozicion. Ne do të mbajmë politikën e vendosur deri në momentin që dëmi të jetë më i madh se përfitimi.

Në fund, foli edhe për krizën që po vjen: Askush nuk ka nevojë të shqetësohet, ne do t’ia dalim, edhe pse kostot tona do të jenë më të larta. Gjithçka që kemi punuar dhe krijuar për dhjetë vjet, do ta shpenzojmë për një vit.

“Kemi më shumë se sa na duhet luledielli, sheqer, kripë mjaftueshëm të blerë… Le ta dinë njerëzit, kemi rritur sasinë e kanaçeve me katër herë, kemi 11 milionë litra vaj. Serbia ka vite që ka vetëm një tubacion nafte, atë që kalon përmes Kroacisë. Ideja është që të ndërtohet një tubacion nafte përmes Maqedonisë së Veriut deri në Portin e Durrësit, në mënyrë që të rrjetëzohet vendi ynë me një tubacion nafte. Nëse dikush do të na e ndërpriste furnizimin me naftë, do kishim për 175 ditë dhe benzinë për 59 ditë. Aktualisht kemi rezervat më të mëdha të gazit në historinë e vendit”.

Megjithatë e mbylli me lajmërimin se rezervat ushqimore të Serbisë ishin në nivelin më të lartë ndonjëherë në historinë e vendit. Gati për dimrin e vështirë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË