Çarmatosuni! Apeli i Ajnshtajnit kundër armëve bërthamore

Manifesti Rasëll–Ajnshtajn, është një deklaratë e paraqitur për mediat nga filozofi i njohur anglez Bertrand Rasëll, edhe në emër të shkencëtarit të famshëm gjerman Albert Ajnshtajn më 9 korrik 1955, në fillim të së ashtuquajturës Luftë e Ftohtë, dhe ishte pjesë e një fushate që synonte ç’armatimin bërthamor.

“Fitorja është arritur, por jo paqja” (A.Ajnshtajn 1945)

Londër, 9 korrik 1955. Nuk kishin kaluar as dy muaj nga vdekja e shkencëtarit të famshëm, Në një dhomë të mbushur me gazetarë në Caxton Hall, rezidenca që priti Konferencën e parë Pan-Amerikane dhe ngjarje të tjera historike, filozofi Bertrand Rasëll, nisi të lexojë me një zë të dobët një mesazh që i kishte lënë amanet Ajnshtajni në lidhje me rreziqet e luftës bërthamore, i bashkë-shkruar dhe nënshkruar nga 9 studiues të tjerë të shquar.

Tre faqe të shkruara me makinë shkrimi iu dërguan studiuesve nga e gjithë bota dhe njerëzve të thjeshtë. Synimi ishte ambicioz:t’u kërkohej qeverive, që gjendeshin në një udhëkryq midis “vdekjes universale të specieve njerëzore dhe një parajse të re”, të hiqnin dorë nga lufta dhe të gjenin “mjete paqësore për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve midis tyre.

“Nuk ka asnjë alternativë tjetër. Në çdo luftë të ardhshme do të përdoren me siguri armët bërthamore, dhe ato e kërcënojnë vazhdimin e ekzistencës së njeriut një Tokë”- thuhej ndër të tjera në dokument”. Kështu lindi manifesti më i famshëm kundër bombës bërthamore.

Rasëll kishte vënë gjithçka mbi emrin e shkencëtarit më të famshëm të shekullit XX, që ndërroi jetë më 18 prill 1955 në Spitalin e Universitetit Prinston, menjëherë pasi dërgoi letrën ku shprehte miratimin për tekstin e manifestit.

Nënshkruesi më i ri në moshë i dokumentit ishte Jozef Rotblat (1908-2005), një fizikantpolak që emigroi në Britaninë e Madhe. Më vonë do të fitonte Çmimin Nobel për Paqe me shoqatën “Pugvash”, që lindi e frymëzuar rreth manifestit pacifist.

Pas vdekjes së Ajnshtajnit, Rotblat tha:”Kohët e fundit ai kishte shfaqur shqetësim mbi situatën botërore, dhe kishte shprehur frikën se popujt mund të shfarosnin njëri-tjetrin duke vënë në zbatim zbulimet e tij shkencore. Ai ishte shumë pesimist për këtë gjë.

Fizikanti gjerman e dinte se formula “masa është e barabartë me energjinë”, kishte ndihmuar në nxitjen e reaksionit zinxhir për të ndërtuar bombën bërthamore. Por në fillim ai dhe Rotblat, mendonin se bomba atomike ishte një ide e mirë.

Gara nisi në vitin 1939 me zbulimin nga gjermanët Oto Hahn dhe Fric Shtrasman të shpërbërjes së uraniumit që bombardohej me neutrone, dhe përfundoi 6 vjet më vonë me shpërthimin e “Little Boy”, bombës atomike që hodhën amerikanët mbi qytetin japonez të Hiroshimës në orën 8:14 të mëngjesit të 6 gushtit 1945.

Rotblat kuptoi se nëse prishet atomi i uraniumit, mund të prodhojë më shumë neutrone dhe ndarje në zinxhir, duke çliruar një energji shkatërruese në më pak se 1 mikrosekondë. Në verën e vitit 1939, një studim gjerman raportoi mundësinë e krijimit të një pajisje bërthamore, ndërsa më 1 shtator Rotblat përgëzoi për Çmimin Nobel në Fizikë shkencëtarin Xhejms Çeduik, zbuluesi i neutronit.

Disa muaj më vonë, ai nisi të bashkëpunonte me të dhe Frish në Liverpul mbi një projekt bërthamor britanik. Ndërkohë në Nju Jork, fizikanti Leo Zilard po konsultohej me EnrikoFermin. Të dy arritën në përfundimin se nuk kishte kohë për të humbur:gjermanët, që ishin të parët që arritën ta ndanin atomin, ishin në avantazh në këtë garë, dhe mund të mbështeteshin tek një tjetër emër i madh i fizikës:Verner Hajzenberg.

Hungarezët Zilard dhe Eugjen Vigner (Çmimi Nobel në Fizikë në vitin 1963) dhe Teler, babai i bombës me hidrogjen, iu drejtuan Ajnshtajnit (Zilard kishte punuar me të në një projekt). Ata e bindën që t’i shkruante më 2 gusht presidentit amerikan Ruzvelt:”Muajt e fundit është bërë e mundur kryerja e një reaksioni bërthamor zinxhir mbi një masë të madhe uraniumi.

Ky fenomen i ri do të çonte në krijimin e bombave. Dhe është e imagjinueshme ndërtimi i bombave tejet të fuqishme të një lloji krejtësisht të ri. Një pajisje e vetme e shpërthyer në një port, mund të shkatërrojë portin dhe gjithë zonën përreth. Ndaj amerikanët duhet të nxitojnë me projektin e tyre”-theksonte ndër të tjera Ajnshtajni.

Deri në atë moment, babai i “Relativitetit të Përgjithshëm” nuk dukej shumë pacifist:çdo lloj arme ishte e mirë kundër Adolf Hitlerit. Por letra nuk pati efektin e dëshiruar, dhe presidenti vendosi mbi ndërtimin e bombës bërthamore vetëm më 9 tetor 1941.

Fatmirësisht në vitin 1942 gjermanët e braktisën idenë e tyre për shkak të mungesës së mjeteve. “Po ta dija që nuk do të kishin mundur ta ndërtonin, nuk do t’ia kisha rekomanduar këtë projekt SHBA-së”- do të thoshte më vonë Ajnshtajni.

Në vitin 1944, Rotblat mori konfirmimin nga shërbimet sekrete se bomba gjermane nuk do ta ndërtohej ndonjëherë, dhe u tërhoq nga Projekti Manhattan (programi kërkimor që çoi tek bomba atomike). Ndërkohë Zilard, do të kundërshtonte – edhe pse më kot – hedhjen e bombave mbi Japoni.

Më 11 shkurt 1955 Rasëll i shkroi një letër Ajnshtajnit,ku kërkonte që njerëzit e shkencës të bëjnë “diçka spektakolare, për t’i nxitur njerëzit dhe qeveritë të kuptojnë se këto armë mund të shkaktojnë katastrofa, dhe të theksojnë fuqishëm idenë se lufta mund të nënkuptojë zhdukja e jetës në planetin tonë”.

Ajnshtajni që e kishte kuptuar potencialin shkatërrues të këtyre armëve e pranon propozimin, duke hedhur idenë e hartimit të një deklaratë publike. Filozofi e shpërndau dhe në prill dokumenti u firmos nga Ajnshtajni.

“Bomba me hidrogjen mund të zhdukë qytete si Londra, Nju Jorku apo Moska. Por ajo mund të bëjë dëme në një zonë shumë më të madhe për shkak të radioaktivitetit. Armët 2500 herë më të fuqishme se sa bomba që goditi Hiroshimën, na detyrojnë t’i përgjigjemi pyetjes:Lufta do t’i japë fund racës njerëzore, apo njerëzimi do të heqë dorë nga lufta?

Meqenëse askush nuk do të refuzojë ta përdorë këtë bombën për të fituar, një pakt për heqjen dorë nga ajo dhe reduktimin e këtyre armëve do të ishte i rëndësishëm, por jo vendimtar. Nëse duam që të shpëtojmë, duhet anuluar vetë lufta si mjet dhe jo armët”- shkruante Ajnshtajni. / Bota.al

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË