sh-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj ka bërë të ditur se pas thirrjes së tij për t’i dalë në ndihmë babait të tij, tashmë janë siguruar sasia e nevojshme e plazmës së gjakut.
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj ka bërë të ditur se pas thirrjes së tij për t’i dalë në ndihmë babait të tij, tashmë janë siguruar sasia e nevojshme e plazmës së gjakut.
Ai më herët në një postim në Facebook kërkoi ndihmën e qytetarëve për të siguruar plazmën e nevojshme për Shkëlzen Cakaj, i prekur me COVID-19.
Cakaj me këtë rast falënderon nga zemra për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme të qytetarëve.
“Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t’ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemrën e gjerë e gjakun e dhënë! Ju mbetem mirënjohës të gjithëve përjetë! Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! Zoti ju ruajt! Sinqerisht, Genti”, shkruan Cakaj.