Braktisi shkollën, i mbijetoi rrëmbimit dhe sulmit terrorist – kush është Gautan Adani njeriu i dytë më i pasur në botë?

Miliarderi indian Gautam Adani, i cili me shpejtësi të madhe po ngjitet listës së njerëzve më të pasur në botë, ka arritur ta tejkalojë dhe lë pas Jeff Bezosin, i cili deri më tani konsiderohej si njeriu i dytë në botë më i pasur.

Adanit i janë nevojitur vetëm 10 muaj që nga vendi i 14-të në listën e më të pasurve në botë, të renditet në vendin e dytë me një pasuri neto prej 146.9 miliardë dollarë.

I pari në listën e Bloomberg akoma është Elon Musk, i cili “peshon” 260 miliardë dollarë. E kjo është hera e parë që dikush nga Azia, ka arritur indeksin e pasurisë në këtë nivel – që kryesisht dominohet nga ndërmarrësit amerikanë që vijnë kryesisht nga fusha e teknologjisë informative, shkruan CNN.

Pasuria e Adanit prej 146.9 miliardë dollarë, lidhet kryesisht me pronësinë e konglomeratit të tij të madh Adani Group, megjithatë është akoma larg 260 miliardë dollarëve të Musk.

Adani Group merret kryesisht me biznese në porte detare si dhe qymyrin, biznes ky që ka lulëzuar shumë viteve të fundit. Ky 60-vjeçar, ndryshe është njeriu më i pasur në Azi, kurse kolegjin e braktisi për ta provuar fatin në industrinë e diamanteve në Mumbai në fillim të viteve të 80-ta, para se t’i kthehej qymyrit dhe porteve detare.

Konglomerati i tij prej asaj kohe është zgjeruar në gjithçka, nga aeroportet e deri te qendrat e të dhënave, çimentoja, mediat dhe energjia e ripërtërishme, duke u fokusuar në fushat që kryeministri indian Narenda Modi, i konsideron se janë kyçe për arritjen e qëllimeve afatgjate ekonomike për Indinë.

Operatorët më të mëdhenj të porteve dhe aeroporteve në sektorin privat të vendit, distributorët e gazit dhe punonjësit në minierat e qymyrit janë pjesë e perandorisë së Adanit, që gjithashtu ka për qëllim të jetë prodhuesi më i madh në botë i energjisë së ripërtërishme.

Vitin e kaluar u zotua për investime prej 70 miliardë dollarë në energji të ripërtërishme, që është një pikë kthese që disa e kritikuan si “pastrim i gjelbër”, për faktin se pjesa më e madhe e të hyrave të këtij grupi akoma vijnë nga derivatet fosile.

Zgjerimi i shpejtë i konglomeratit të Adanit ka fituar vëmendjen e analistëve, dhe ka rritur brengat rreth strukturave të “errëta” të aksionarëve. Adani Group, kanë bërë biznes me fitim prej 700 për qind, shumë më shumë sesa që arrijnë kompanitë si Tesla e Amazon, fitimet e të cilave ishin 100 për qind.

Adani ka qenë dy herë në situata kur i është rrezikuar siguria. I mbijetoi rrëmbimit në vitin 1997 dhe sulmit terrorist më 2008. Në vitin 1997 ishte rrëmbyer nën kërcënimin e armës, ku në këmbim të lirimit të tij kërkoheshin 1.5 milion dollarë.

Miliarderi indian ishte treguar i rezervuar sa herë ishte pyetur për këtë incident, por në Financial Times gjatë vitit 2013 pati thënë se rrëmbimi ka qenë një nga dy apo tri incidentet më të rënda që i kanë ndodhur në jetë.

Më vonë Adani kishte darkuar në një restorant të hotelit në Taj Mahal Palace, kur terroristët morën nën kontroll restorantin në kuadër të një sërë sulmesh terroriste që patën ndodhur në Mumbai gjatë vitit 2008. Megjithatë, edhe atëherë shpëtoi kur ushtarët indianë u futën brenda ndërtesës.

Ndryshe, rritja e Adanit përkon me “shitjen” teknologjike që goditi rëndë Bezosin nga janari i këtij viti, raporton Bloomberg. Themeluesi i kompanisë Amazon, më herët ka qenë në krye të listës, por pasuria e tij pësoi rënie pas shkurorëzimit në vitin 2019.

Një pjesë e madhe e pasurisë së tij është e lidhur me aksionet në Amazon, aksionet e të cilës kanë filluar të bien, që i kushtuan Bezosit hiq më pak se 45 miliardë dollarë.

Në anën tjetër, aksionet e kompanisë së Adanit janë rritur mbi 1000 për qind që nga qershori i vitit 2020, duke mbajtur një lloj optimizmi të investitorëve që janë pjesë e konglomeratit dhe përfshijnë fushat si infrastruktura dhe energjia e ripërtërishme. /Telegrafi

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË