BIZNESET PO KËRKOJNË PËRKRAHJE NGA QEVERIA E RE

Arbenita Marmullaku, Radio Kosova

Nga Qeveria e re po kërkohet që të përkrah bizneset të cilat kanë humbur materialisht gjatë kohës së pandemisë. Pronarë të bizneseve të dëmtuara, kërkojnë ndihma konkrete materiale për fitimin e humbur, ndërsa përfaqësues të Aleancës Kosovare të bizneseve thonë se, Qeveria e re i ka numrat e mjaftueshëm për të shtyrë përpara këto procese.


Enkelejda Shatri, udhëheqëse e dy bizneseve tregon se gjatë kohës së pandemisë, njëri biznes i saj nuk ka pasur humbje, ndërsa biznesi i luksit, siç e quan ajo, ka pasur humbje shumë të mëdha. Shatri e cila është pronare e Akademia Evolucion, i tha Radio Kosovës se ka investuar shumë në përgatitjen profesionale të  punëtorëve të saj, por në mungesë të buxhetit, disa prej tyre nga stafi ndihmës dhe shitës, është dashur t’i largoj nga puna.

“Çdo atelie ka mënyrën e punës së vet dhe kur e merr një punëtor investon deri 1 vit për të mësuar të punojë  sipas kërkesave tona. Dhe ne nuk kemi pasur interesin për të larguar punëtorin nga puna sepse e kemi të vështirë t’i rikthejmë pastaj. Kurse një pjesë e stafit ndihmës dhe shitës është dashur të largohen”, tha ajo.


Shatri tha se nuk ka marrë nga Komuna as kompensimin e pagesës së qirasë për lokalet,  ani pse emri i ka figuruar në listë si përfituese. 

Ajo i rekomandon Qeverisë së  re, të bëjë  ekspertizë se sa punëtorë kanë humbur vendin e punës dhe sa humbje kanë pësuar kompanitë. Ndërsa kërkoi që t’u ofrohen lehtësira bizneseve.

E kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, tha se Qeveria e re tashmë i ka numrat për t’i shtyrë përpara të gjitha proceset ekonomike e sociale. Ai shtoi se në mungesë të ligjeve,  Kosova ka përfituar fare pak nga Fondet  Ndërkombëtare kundër Covid19.


“Qeveria të bëhet urë lidhëse me organizatat financiare ndërkombëtare për mbështetjen e ekonomisë duke i zhvilluar politikat ekonomike dhe sociale për shkak se vendi është thelluar në krizë. Prandaj qeveria duhet të promovoj besim e bashkëpunim me sektorin privat”, tha ai.


Kurse Emrush Ujkani nga Këshilli i Investitorëve Evropian tha se Qeveria e ka një ligj për rimëkëmbje ekonomike i cili për shkak të pakënaqësive, duhet të rishikohet. 


“Mos të vonohen në zbatimin e masave të cilët për bizneset janë shumë të rëndësishme”. 


Ujkani thotë se ka mekanizma të ndryshëm përmes lehtësirave të ndryshme të karakterit fiskal apo jo fiskal por që qeveria duhet t’i planifikoj mirë. 

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË