Bekim Jashari tregon momentin kur u kthye në Prekaz: Nëse doni me na i flladit zemrat, qëndroni të bashkuar

Janë bërë 22 vite që kur kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me disa familjarë të tjerë, janë kthyer në vendlindje pas betejës së 5,6,7 marsit, ku u vranë pjesëtarë të familjes të komandantit Adem Jashari.

Përmes një shkrimi në Facebook, Jashari ka rrëfyer rrugëtimin si dhe takimet e para pas mbërritjes në Kosovë.

Statusi i plotë:

22 vite nga kthimi im bashkë me mixhën Rifat, Muratin dhe Lulëzimin në Kosovën e Lirë, në Skenderaj dhe në Prekaz, në vendin që tashmë gjithçka ishte ndryshe.

Ishte takimi im i parë me motrën Besartën pas tmerrit që kishte përjetuar në betejën e 5,6 dhe 7 marsit 1998, duke parë të gjithë anëtarët e familjes duke rënë një nga një për Lirinë tonë.

Kthimin në Kosovën e Lirë, e bëmë përmes portit të Durrësit, atje u pritëm nga atdhetari Sokol Poga.  Rruga deri në Kosovë ishte shumë e gjatë dhe e mundimshme po aq sa dhimbjet e vuajtjet tona shekullore deri në jetësimin e ëndrrës tonë për Liri e Pavarësi.

Rrugë e gjatë që përcillej me kujtime nga e kaluara jonë e lavdishme, nga vuajtjet e sakrificat e brezave të tërë deri në çlirimin e vendit tonë.

Në Prizren pasoi një pritje madhështore e bashkëluftëtarëve të Komandantit Legjendar Adem Jashari e ushtarëve të UÇK-së, të cilët kishin dalë për të na përcjellë nga kufiri deri në Skenderaj. Takimi me ta ishte moment i veçantë që na mbushi me forcë e krenari.

Nga Prizreni, nën shoqërimin e luftëtarëve të Lirisë, vazhduam deri në Skenderaj, në takim me ish udhëheqësit dhe ushtarët e UÇK-së, për të cilët mixha kishte një porosi të qartë “Nëse doni me na i flladit zemrat edhe me na i shëru plagët tona, duhet të jini ma të bashkuar sot se kurrë, edhe me punu edhe më shumë se deri me tani”, kërkesë kjo që vlen dhe sot e asaj dite.

Kështu bashkë vazhduam deri në Prekaz, tek vendi i sakrificës e vetëflijimit për Liri.

Këtu ishte përmbysur gjithçka, përveç kullave që qëndronin krenare me luftën dhe heroizmin që u zhvillua në to.

Fusha ku dikur loznim bashkë me të rinjtë e lagjes ishte mbushur me varre që simbolizojnë Lirinë tonë.

Afër nesh, përveç ushtarëve e qytetarëve,  ishin dhe Baca Tush, babai i Komandant Fehmi Lladrovci dhe baca Halil, babai i Komandant Mujë Krasniqi, të cilët i dhanë forcë e kurajo mixhës Rifat dhe neve për të vazhduar jetën pa më të dashurit tonë, që ia falëm Lirisë së Kosovës.

Kështu takuam edhe pjesën tjetër të familjes që kishin mbijetuar nga krimet e agresorit serb në Kosovë, e të cilët nga ajo që ndodhi në familjen tonë kishin mbetur në gjendje të rëndë emocionale.

Ishin momente të rënda për secilin nga ne, por përkrahja e madhe nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Kosovës na bëri të fortë dhe bashkë filluam jetën e re në familjen me plot fëmijë që përveç emrit po trashëgojnë edhe frymën patriotike, në shërbim të atdheut.

Puna dhe angazhimi jonë i përbashkët për të vazhduar rrugën e të parëve tonë nuk duhet të ndalet asnjëherë, për më tepër lufta dhe heroizmi i tyre duhet të shërbejë motiv për punët e mira që duhet t’i bëjmë për shtetin dhe kombin tonë.

May be an image of 15 people, people standing and outdoors
May be an image of 2 people and people standing
May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 3 people, people sitting, people standing and indoor
May be an image of 5 people, people standing and grass
May be an image of 13 people, people sitting, people standing and outdoors
May be an image of 7 people, people standing and outdoors

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË