Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se një nga misionet më të rrezikshme në jetën e tij ishte lirimi i gazetares Shqipe Hebibit, e cila me kolegët e saj ishte marrë peng nga talibanët në Afganistan. Ai kishte shkuar në Afganistan për të liruar Hebibin dhe dy kolegët e saj, të cilit ishin mbajtur peng për 23 ditë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka thënë se është krenar dhe i lumtur që gjithçka kishte shkuar mirë.
“Një nga misionet e mia më të rrezikshme në jetë ishte lirimi i Shqipe Hebibit e cila me kolegët e saj ishte marrë peng nga talibanët në Afganistan. Sot, 17 vjet më vonë, jam krenar dhe i lumtur që gjithçka shkoi mirë. Unë asnjëherë nuk kam hezituar kur bëhet fjalë për popullin tim!”, ka shkruar Pacolli.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279561413532757&set=a.252818096207089&type=3