I themeluar më 2002 nga Qeveria suedeze, çmimi mban emrin e autores suedeze Astrid Lindgren, krijuese e personazhit popullor fiktiv të Pipi Çorapgjatës.
Një prej çmimeve më prestigjioze për letërsinë e fëmijëve dhe të rinjve është ndarë me një ceremoni online, të martën në Stockholm. Fituesi i sivjetmë i çmimit “Astrid Lindgren Memorial” është autori francez Jean-Claude Mourlevat, që mësoi për trofeun e tij pak para se të niste transmetimi i ceremonisë nga Stockholmi.
I themeluar më 2002 nga Qeveria suedeze, çmimi mban emrin e autores suedeze Astrid Lindgren, krijuese e personazhit popullor fiktiv të Pipi Çorapgjatës. Lindgren vdiq më 2002 në moshën 94-vjeçare, por la pas vetes gjurmën e saj në letërsinë për fëmijë në Suedi dhe më gjerë.
Për çmimin e sivjetmë, në vlerë prej 5 milionë krunash suedeze (489,719 euro), Mourlevat ka dalë i fituar përballë 250 kandidatëve nga 68 vende.