Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur me armë zjarri mëngjesin e së premtes në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10 në lagjen “Rus”, ndërsa mësohet se viktima është N.B.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që një makinë e djegur është gjetur në një zonë dhe besohet të jetë përdorur nga të dyshuarit.
Mediat në Shqipëri raportojnë se forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në hyrje daljet e qytetit për kapjen e autorëve.