Një turk është arrestuar dje në Aeroportin e Prishtinës.
Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që i njëjti ka tentuar që të fluturoi nga aeroporti “Adem Jashari” duke prezantuar pasaportë dhe letërnjoftim grek që dyshohet se janë të falsifikuara.
Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet.