Arrestohen 12 persona, zbulohen laboratorët që prodhojnë dokumente të falsifikuara

Janë arrestuar 12 persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale, pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal që lidhen me kontrabandë me emigrantë, falsifikim i dokumenteve dhe raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Policia e Kosovës kanë njoftuar se operacioni policor është realizuar në fund të tetorit të vitit të kaluar dhe në mëngjesin e sotëm. Në këto dy aksione janë kontrolluar lokacione të ndryshme, kryesisht në Prishtinë e ku janë gjetur punëtori me laborator të pajisura me aparatura dhe materiale që janë shfrytëzuar për prodhimin e dokumenteve të ndryshme të falsifikuara. Kështu bëri të ditur kolonel, Florie Hajra nga drejtoria e divizionit kundër krimit të organizuar.

Hajra: Janë gjetur laborator që prodhojnë dokumente të falsifikuara

VIDEO

“Sot hetuesit nga drejtoria për hetimin e krimit të organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar kanë realizuar operacionin e dytë të suksesshëm ndaj dy grupeve kriminale të përfshira në veprën penale, pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal që lidhen me kontrabandë me emigrantë, falsifikim i dokumenteve dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve. Operacioni i parë është realizuar vitin e kaluar më 29 tetor ku janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës dhe janë arrestuar tre persona të dyshimtë. Ndërsa në operacionin e sotëm që ka filluar në orët e hershme të mëngjesit janë kontrolluar 12 lokacione dhe janë ndaluar 9 persona të dyshimtë gjatë kontrollimit të lokacioneve janë gjetur punëtori, përkatësisht laborator të pajisura me aparatura dhe materiale që janë shfrytëzuar për prodhimin e dokumenteve të ndryshme të falsifikuara si dhe me qindra dokumente të falsifikuara, si pasaporta, kartela identifikimi, patentë shofer të falsifikuara të gjitha këto nga më shumë se 16 shtete të ndryshme, kryesisht të vendeve të Bashkimit Evropian”, tregoi Hajra.

Hajra tregoi se operacionet janë kryer në bashkëpunim me Eruopolin, me Shqipërinë dhe me disa shtete të Bashkimit Evropian. 12 të arrestuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa provat materiale të sekuestruara do të shkojnë për ekzaminim në Agjencinë Forenzika.

Harja: Arrestuam 12 persona, bashkëpunuam edhe me Europolin, Shqipërinë dhe disa vende të BE-së

“Në dy këto operacione janë arrestuar gjithsej 12 persona të dyshuar të cilët me urdhër të prokurorit gjenden në mbajtje, ndërsa të tjerët në paraburgim me vendim të gjykatës. Vlen të cekët se në të dy këto raste hetimet janë kryer në bashkëpunim me Europlin, Shqipërinë si dhe disa shtete të Bashkimit Evropian, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar aparaturat, materialet që janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale, si dhe dokumentet e falsifikuara dhe prova të tjera materiale. Të gjitha këto prova materiale do të shkojnë për ekzaminim në Agjencinë Forenzika”, tha ajo.

Prokuroria e Prokurorisë Speciale, Habibe Salihu, tha se aksioni policor nuk është bërë publik përshkak të hetimeve.

Salhiu: Aksioni nuk u bë publik për shkak të procesit

“Prokuroria Speciale e republikës së Kosovës, sot duke bashkëvepruar me Policinë e Kosovës, drejtoria për hetimin e krimit të organizuar, ka realizuar një aksion i cili është vazhdimësi e aksionit që është zbatuar në muajin tetor të vitit të kaluar me ç’rast ka rezultuar me arrestimin e tre të arrestuar. Të arrestuarit janë të dyshuar për vepra penale që janë ndërlidhen me krim të organizuar, falsifikim të dokumenteve, kontrabandim me emigrantë si dhe rasteve të posaçme të falsifikimit të dokumenteve. Aksioni që është bërë në fund të muajit tetor nuk është bërë publik përshkak se kemi vlerësuar se mund të dëmtohet procesi që ka qenë në vazhdimësi e tutje”, tha ajo. /Sh.Ahmeti

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË