Arrestimi i të fortëve në Elbasan nën sfondin e fushatës elektorale të 25 Prillit

Renea arrestoi në Elbasan një prej emrave më të përfolur për ngjarjet kriminale në këtë qark, Ardian Çapjan, ndërsa është shpallur në kërkim Florenc Çapja. Urdhër-arrestet e prokurorisë së Elbasanit janë për një ngjarje të vjetër për të cilën Çapjat janë shoqëruar dhjetëra herë në polici. 9 vite më parë u ekzekutuan në shtëpinë e tyre Gentian dhe Zenel Beqiri.

Gentian Beqiri u vra pas dënimit për ekzekutimin e Sokol Çapjas dhe akuza ka qenë se vrasja u porosit nga fisi Çapja për hakmarrje. Ende nuk është e qartë prova e re e siguruar nga prokuroria për këtë vrasje. Pak muaj më parë u arrestuan ekzekutorët e krimit dhe në një nga dëshmitë, Elvis Bardhi tregonte krimin.

“Porosia është dhënë nga Çapjat. Etien Cani, ka parë nënën e Gentianit të zbresë nga pallati dhe të shkojë për Pazar. Mandej na ka informuar se janë larguar dhe dy policët nga hyrja e pallatit dhe kanë hyrë në makinë. Menjëherë unë dhe Olsi Leku, kemi hyrë në hyrjen e pallatit dhe me shpejtësi jemi ngjitur lart në katin e pestë. Në derë kam trokitur unë dhe kam qëndruar para syrit optik të derës, pasi babai Gentianit, Neziri, më njihte dhe ma kishte hapur disa herë portën e shtëpisë, pasi i kisha vizituar edhe disa herë të tjera. Vizitat në shtëpi i kryeja, për të shoqëruar me muhabet Gentian Beqirin, pasi me të isha shok dhe e vizitojë në banesë kur ishte me arrest shtëpie. Kur unë kam qëndruar para syrit optik, Olsi Leku, ka qëndruar disa shkallë më poshtë në mënyrë që të mos dukej nga brenda derës, pasi do krijonte dyshim dhe nuk do e hapnin derën. Sapo Neziri, ka hapur derën nga brenda dhe më ka thënë “…Mirmëngjes…”, unë e kam shtyrë me forcë dhe jam drejtuar në dhomën ku qëndronte Gentian Beqiri. Ky i fundit ishte i shtrirë dhe në gjumë. E kam goditur me pistoletë në kokë, armë të cilën ma ka dhënë Olsi Leku. Ndërsa pas meje ka hyrë në banesë dhe Olsi Leku, i cili duke parë që ka filluar të bërtasë babai i Gentianit, ai e ka rrahur me grushta e shkelma në korridorin e apartamentit, duke e lënë të shtrirë Nezir Beqirin.
Por Neziri, vetëm ulëriste dhe Olsi Leku, ka hyrë në një nga dhomat ka marë një jastës dhe ja ka vendosur në fytyrë, duke ja mbajtur të shtrënguar, derisa Nezir Beqiri, nuk ka lëvizur më…”,-ka treguar në dëshmi Ervis Bardhi.

Urdhër-arrestet janë lëshuar në nisjen e fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa dëshmia e sipërme është botuar në media gjatë vitit të kaluar. Në Elbasan tashmë është e njohur ndarja e bandave të lidhura me partitë politike. Çapjat kanë qenë në armiqësi me disa grupe prej vitesh, mes të cilëve edhe grupi i njohur si banda e tregut ushqimor, që drejtohet nga Suel Çela.

Në Ditën e Verës, në përplasjen mes militantëve, në grupin që sulmoi mbështetësit e PD-së ishte edhe një prej protagonistëve të përplasjes me policinë në tregun ushqimor të qytetit disa vite më parë, i identifikuar si Kel Çami.

Në të njëjtën përplasje, Shqiptarja.com publikoi një foto që tregonte se në grupin e militantëve të Partisë Demokratike ishte edhe nipi i Ardjan Çapjas, Klevisi.

Pak ditë më parë, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka denoncuar prokurorin e Elbasanit, pasi sipas saj po përdor pozicionin e tij për të intimiduar e kërcënuar kandidatët për deputetë në mënyrë që të favorizojë vëllain e tij, Besjan Ajazi.
Kryemadhi shtoi më tej se Besjan Ajazi është këshilltar i Taulant Ballës dhe kandidat për Partinë Socialiste në qytetin e Gramshit. Kryemadhi kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të rishikojë emërimin e Ajazit në prokurorinë e Elbasanit.

“Edhe presioni i Policisë së Shtetit ndaj kandidatëve të opozitës është jashtëzakonisht i madh, por edhe i Prokurorisë. Dhe këtu përfitoj nga rasti për t’i bërë thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që të rishikojë emërimin e prokurorit të Elbasanit, i cili po përdor Prokurorinë e Elbasanit si element kërcënimi ndaj kandidatëve, për t’i hapur rrugën vëllait të tij Besjan Ajazi, këshilltarit të Taulant Ballës, i cili do të kandidojë për deputet në rrethin e Gramshit. Ka bërë veprime të shëmtuara, por edhe të jashtëligjshme. Ndoshta ky do të jetë një moment shumë i mirë, qoftë edhe konflikt interesi, ai njeri duhet të largohet nga qarku i Elbasanit si prokuror i prokurorisë. Sepse turp më të madh sesa instrumentet e Prokurorisë së qarkut të Elbasanit, apo dhe të policisë, e në emër të Taulant Ballës, do të më vinte shumë keq dhe do të ishte një zhgënjim shumë i madh nga institucionet ndërkombëtare, të cilët kanë harxhuar para pafund për të depolitizuar sistemin e drejtësisë. Jo vetëm që nuk e kanë depolitizuar, por përkundrazi u kanë dhënë teserën e partisë së Rilindjes”– tha Kryemadhi. Deklaratat e Kryemadhit u bënë pas arrestimit të Sokol Skurës, kandidatit të LSI i cili u arrestua duke i dhënë mjetit në gjendje të dehur.

Mbetet për t’u parë nëse arrestimet e kësaj të hëne janë kryer pas daljes së provave të reja në çështjen e vrasjes së dyfishtë të Gentian dhe Zenel Beqirit.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË