ARJAN SALA SHPALLET DËSHMOR I ATDHEUT, RAMA: HEROIZËM I RRALLË

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në familjen e “Dëshmorit të Atdheut”, Arjan Sala, i cili humbi jetën në përpjekjen heroike mes flakëve, për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

“Fjalët janë të tepërta por duhet të jeni krenar sepse ka shpëtuar shumë njerëz, fatkeqësisht me çmimin e jetës së tij. Por ka bërë vërtetë një heroizëm të madh dhe shumë të rrallë, do thoja. Natyrisht që jeta është pa çmim e nuk kthehet, por sidoqoftë ne menduam se ishte detyra jonë ta nderojmë dhe vlerësojmë, ndaj vendosëm ta shpallim Dëshmor të Atdheut”, tha Rama, i cili i dorëzoi familjes vendimin që e shpalli të riun “Dëshmor të Atdheut”.

Kryeministri siguroi se “do ta mbështesim me sa të kemi mundësi edhe familjen e tij të vogël”. “Fëmijës ligjërisht i takon një pension i veçantë dhe ne vendosëm t’i japim një shumë tani familjes. Kuptohet të gjitha këto janë më shumë për respekt se sa bëjnë ndonjë ndryshim”, tha ai.

“Ne erdhëm për ta respektuar, fjalët janë të tepërta, nuk kanë shumë vlerë. Solla dhe atë shpalljen Dëshmor i Atdheut do bëjmë gjithçka mundemi për mos t’ju lënë vetëm, do kujdesemi edhe për ju edhe për fëmijën. E di që është e tmerrshme, se imagjinoj dot, por e marr me mend sa mundem dhe duhet të ndiheni shumë krenar, sepse ka bërë një akt heroik, ka shpëtuar shumë jetë. Do ishin shumë familje duke qarë sot”, tha Rama.

Jeta vazhdon për të gjithë të tjerët në një mënyrë a në një tjetër, tha Kryeministri, “vetëm nëna e shkretë”.

“Nuk e harroj kurrë halla e tim eti kishte pasur një djalë që pas luftës, për arsye pa lidhje ia vranë, e pushkatuan. Nuk e harroj, kemi qenë të vegjël kur shkonim te shtëpia e saj. Shkonim për t’i uruar Vitin e Ri familjes dhe ajo ishte shumë në moshë dhe ditën e Vitit të Ri ndizte qiririn dhe ishte me të birin. 30 vite mbrapa ka qenë. Nëna është e dënuar të ketë dhimbjen më të madhe, të pangushëllueshme komplet. Të ka lënë një ngushëllim të vogël, nipin, e ka lënë pasuesin e vetë”, tha Rama.

Sot, vijoi ai, “na ndodhi edhe vdekja e atij shokut tonë, Bashkimit”. “Ai kaloi një operacion shumë të vështirë para ca kohësh dhe ishte trupi i ekspozuar për dhe COVID-in, nuk e përballoi dot. Ishte i veçantë, shumë, shumë i veçantë. Shumë njeri i dashur, i butë. Të gjithë kemi ardhur për të ikur, nuk kemi ardhur për të ndenjur, varet çfarë gjurme lëmë”, tha Rama.

Rama tha se Arjan Sala ka bërë heroizëm. “Trim e ka bërë zemra dhe edukata që i keni dhënë. Ato e kanë bërë trim, nuk i ka kthyer shpinën të tjerëve, por ka shkuar deri në fund dhe fatkeqësisht nuk doli dot vetë. Fakti që shpëtoi gjithë të tjerët, sikur e ka marrë Zoti për vete në fund. Kur i merr të rinj, i zgjedh gjithmonë, thonë. Të gjithë i rregullon koha e jeta vetëm nëna të ketë fuqi ta mbajë se të gjithë në një mënyrë a një tjetët e kapërcejnë. Kështu është krijuar njeriu, ndryshe nuk do kishte duruar dot. I ra gurit plasi, ia dha njeriut duroi. Do vij një ditë tjetër më qetësisht. Të rroni e ta kujtoni gjithmonë”, iu drejtua Rama familjarëve.

Më herët, Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” nën drejtimin e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi shpalli “Dëshmor i atdheut” shtetasin Arjan Fadil Sala, i cili humbi jetën në mbrojtje të kolegëve të tij gjatë rënies së zjarrit në një qendër tregtare në Tiranë.

Akti heroik i shtetasit Arjan Sala bëri që komisioni ta nderojë me statusin më të lartë, me motivacionin: “Humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar popullsinë në raste fatkeqësie”.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” vendosi dhënien e shpërblimit financiar mujor rrethit familjar të dëshmorit, sipas certifikatës së gjendjes familjare në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut, duke filluar nga data e shpalljes së vendimit.

Certifikata e Dëshmorit të Atdheut dhe simbolit “Familje e Dëshmorit të Atdheut”, iu dorëzua nga Kryeministri Rama familjes së Dëshmorit të Atdheut, Arjan Fadil Sala.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË