Ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, sërish i është refuzuar kërkesa për lirim nga paraburgimi në Hagë.Paneli i Apelit të Gjykatës Speciale i ka refuzuar këtë kërkesë Thaçit kjo pas refuzimit të gjyqtarit paraprak për lirimin nga paraburgimi.“Si rezultat, trupi gjykues konstaton se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në konstatimin se periudha që Thaçi ka kaluar në paraburgim mbetet e arsyeshme, dhe në përputhje me rrethanat e hedh poshtë pikën G të ankesës së Thaçit”, thuhet në arsyetimin e këtij Paneli.
Megjithatë, palëve i është dhënë kohë 10 ditë që të dërgojnë parashtresa në lidhje me refuzimin e Apelit.