Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC) ka uruar Ismet Krasniqin me rastin e zgjedhjes në krye të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).
ANOC përmes një letre të dërguar, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidentin e ri, përcjell KosovaPress.
“Pranoni urimet tona më të përzemërta për zgjedhjen tuaj president i Komitetit Olimpik të Kosovës. Ju urojmë të gjitha të mirat në vitet e ardhshëm dhe shpresojmë të bashkëpunojmë ngushtë për promovimin dhe zhvillimin e Lëvizjes Olimpike”, ka shkruar Gunilla Lundberg, sekretare e përgjithshme e ANOC.
Ndryshe, Ismet Krasniqi është zgjedhur kohë më parë president i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës, duke pasuar Besim Hasanin cili në këtë post ishte për më shumë se 20 vjet.