Alarmohet NATO, Rusia vë në lëvizje nëndetësen bërthamore

Frika që Rusia mund të përdorë armë atomike në luftën e saj në Ukrainë sa vjen e shtohet.

Nëndetësja ruse me energji bërthamore “Belgorod” po lëviz në detet e Arktikut dhe ekziston dyshimi se misioni i saj është të testojë raketën silurë “Poseidon”, e aftë të mbajë koka bërthamore.

Rrezja e goditjes është dhjetë mijë kilometra. Kështu thuhet në një raport të NATO-s, të cituar nga media italiane “La Repubblica”, sipas të cilit Aleanca është në gatishmëri dhe po monitoron çdo lëshim të mundshëm të raketave nga nëndetësja.

Mjeti luftarak i Rusisë “Belgorod”, 184 metra i gjatë dhe 15 metra i gjerë, mund të lundrojë nën ujë me rreth gjashtëdhjetë kilometra në orë dhe me një autonomi praktikisht të pakufizuar. Besohet se mund të qëndrojë 120 ditë pa u kthyer në sipërfaqe.

Kjo vjen pasi lideri çeçen dhe aleati i linjës së ashpër të Moskës, Ramzan Kadyrov, i kërkoi presidentit Vladimir Putin, të merrte në konsideratë përdorimin e armëve bërthamore me rendiment të ulët, si kundërpërgjigje për humbjet që po pëson ushtria ruse në lindje të Ukrainës.

Në orët e fundit raportohet se trupat e Putin janë tërhequr nga qyteti strategjik i Limanit në Donjeck, një nga katër rajonet pjesërisht të okupuara të Ukrainës, të cilat Rusia pretendon se po I anekson. Presidenti Volodymyr Zelensky, tha se pas vendosjes së flamurit në atë territor, do të çlirojë dhe gjithë Donbasin.

Ai paralajmëroi ushtarët rusë duke u thënë: largohuni nga Putin dhe kundërshtoni urdhrat e tij, ose do të vriteni të gjithë, një e nga një. Ndërkohë, janë raportuar sërish bombardime në Zaporizhia, teksa luftime ka edhe në zona të tjera në lindje dhe jug të Ukrainë. Kievi ka bërë dhe një bilanc të fundit të luftës dhe njofton se që prej 24 shkurtit ka eliminuar rreth 60 mijë ushtarë rusë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË