Aktori Nelson Sejdija/ Vetëbesimi është çelësi i suksesit

Nga Artemisa Kastrioti, Nju Jork

Aktori Nelson Sejdija njihet për rolet në serialin e famshmëm turk “Grand Family” (2015 – 2021) dhe serialin e Netflix “Ertugrul” (2014 – 2019), një prej serialeve më të shikuara në Evropë. Ka lindur në Shkup, Maqedonia e Veriut në vitin 1994 me prindër shqiptarë nga Kosova (Fehmi dhe Dashurie Sejdija). Në vitin 2004 Nelson dhe familja e tij u zhvendosën në Prishtinë, ku jetojnë aktualisht. Në vitin 2017 kreu studimet për aktrim te Akademia e Arteve në Shkup.

Nelson krenohet se është shqiptar. Në projektet dhe intervistat e tij ndërkombëtare ai gjithmonë tregon për origjinën shqiptare dhe pasionin për botën e aktrimit. Karriera e tij artistike i ka dhënë emër përtej trevave shqiptare, në Itali, Turqi, dhe Gjermani.

Nelson Sejdija e ka treguar veten të suksesshmëm në fusha të ndryshme, si në teatër, film, dhe modë. Në aktrim ai cilësohet si aktor profesionist i shkëlqyer dhe i fortë. Ai mund të portretizojë çdo karakter që i është dhënë me besueshmëri dhe sinqeritet. Përveç karrierës së tij në aktrim, ai modelon edhe veshje, kostume klasike për gentlemen. 

Cili është projekti juaj i fundit filmik?

Nelson Sejdija:
Projekti im i fundit quhet “Familja e Madhe” (Grand Family), një serial turk me pesë sezone, me regji të Onur Tan. Grand Family është një serial shumë i njohur i zhanrit aksion-krim-dramë që flet për jetën e një të riu që bëhet pjesë e mafias. Historia shpalos një komplot të ndërlikuar rreth familjes, pushtetit dhe botës së krimit.

A mund të na tregoni për personazhin tuaj në serialin Grand Family?

Nelson Sejdija:
Seriali është xhiruar në Stamboll. Kam luajtur rolin e një gangsteri, i cili ishte një vrasës me pagesë.

Si ishte të punoje me regjisorin e mirënjohur Onur Tan?

Nelson Sejdija:
Kam qenë pjesë e xhirimeve gjatë sezonit 2019-2020 dhe kam respekt të lartë për regjisorin Onur Tan. Regjisori Onur kishte një vizion të qartë për serialin “Familja e Madhe”, dhe e komunikoi lehtësisht me ekipin. Ai i dha drejtim projektit, ishte shumë pozitiv dhe motivues gjatë gjithë xhirimit. Më pëlqeu puna me regjisorin Tan dhe respektoj profesionalizmin dhe etikën e tij të punës.



Në cilat projekte të tjera keni qenë pjesë?

Nelson Sejdija:
Në vitin 2019 kam marrë pjesë në sezonin e fundit të serialit të njohur “Ertugrul”, me regji të Metin Günay. Ertugrul është një dramë historike mjaft e vlerësuar dhe e përfolur me gjashtë seri, ku unë luaj rolin e rojes së mbretit.

Sa ndryshon kinemaja evropiane nga industrija e filmit amerikan?

Nelson Sejdija:
Filmat amerikanë krenohen për xhirimet në destinacione të famshme evropiane dhe filmat evropianë njihen për skenaret e tyre të forta dhe kreative. Hollywood-i ofron përfitimet e tij duke pasur parasysh madhësinë e buxhetit organizativ dhe numrin e madh të producentëve.

Çfarë hobi të tjera keni?

Nelson Sejdija:
Aktrimi është pasioni im kryesor por gjithashtu më pëlqen të modeloj për kostume të stilit klasik.

Për cilat arritje jeni krenar?

Nelson Sejdija:
Punoj shumë për të arritur qëllimet që i kam vënë synim vetes. Të gjitha arritjet dhe sukseset e mia ia kushtoj familjes sime. I jam shumë mirënjohës familjes për dashurinë dhe mbështetjen dhe gjithçka që bëj është për ta.

Vitin e kaluar në 2021 humba të dy prindërit e mi dhe kam kaluar një periudhë shumë të vështirë gjatë kësaj kohe. Humba dy njerëzit më të çmuar në jetën time, por vendosa të mos dorëzohem. Dua t’i bëj prindërit e mi krenarë me punën time duke realizuar ëndrrat të mia. E vlerësoj mirësinë e prindërve të mi dhe i kujtoj gjithmonë ata duke u treguar dashamirës me të tjerët.

Çfarë mësimesh të jetës ju ka dhënë aktrimi? Cila është këshilla juaj për aktorët aspirantë?

Nelson Sejdija:
Aktrimi është një fushë e vështirë në një industri tepër të vështirë. Nëse nuk e keni pasion si profesion dhe nuk e bëni me mund dhe zemër, do jetë e pamundur të përballoni presionet e industrisë. Shumë aktorë të rinj humbasin besimin ose vetëbesimin kur përballen me refuzimin dhe pasiguri.

Vetëbesimi është mjeti më i fortë për njeriun për të luftuar pasiguritë që ju hedh jeta. Kontrolli i ndjenjave dhe të menduarit pozitiv ju ndihmon të qëndroni të motivuar drejt qëllimeve tuaja. Mësimi kryesor për mua është se shqetësimi nuk të ndihmon në planin afatgjatë; nuk të bën aktor më të mirë, thjesht të pengon në arritjen e ëndrrave të tua. Sa më shumë të shqetësoheni dhe të mendoni për aftësitë tuaja, aq më pak fokus do të keni dhe kjo do të reflektohet në performancën tuaj. Suksesi varet nga ju nëse i kapërceni pengesat.

Gjithmonë i them vetes se një karrierë në aktrim do të jetë e mbushur me shumë ulje-ngritje dhe sfida, por përmes gjithë kësaj, ti je e vetmja gjë që mund të kontrollosh. Nëse vendosni energjinë tuaj në pasionet tuaja në vend të frikës tuaj, atëherë mundësitë janë të pafundme!

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË