Aktakuza e plotësuar ndaj krerëve të UÇK-së ia ka shtuar edhe 2 vjet procesit…

Taulant Hodaj, avokati i akredituar nga Specialja ka komentuar plotësimin e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Hodaj në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se pikat e reja të aktakuzës nuk janë një aktakuzë e te, por vetëm plotësim-ndryshime tek aktakuza e vjetër.

“Ky është një plotësim-ndryshim i aktakuzës. Është ndryshuar aktakuza në kuptim të plotësimit. Domethënë janë shtuar disa pika të reja të aktakuzës në aktakuzën e njëjtë që e kanë pasur më herët”, ka thënë ai.

E këto plotësim-ndryshime lejohen sipas tij nga Gjykata Speciale.

“Rregullat pranë Gjykatës Speciale janë ‘sui generis’ pra plotësisht të veçanta dhe me këtë kuptim ato i lejojnë prokurorisë që të ndryshojë aktakuzën, të plotësojë aktakuzën në çdo fazë sikur para konfirmimit të aktakuzës ashtu edhe pas konfirmimit të aktakuzës. I lejohet prokurorisë që të ndryshojë aktakuzën edhe në rastin kur rasti është në rigjykimin në panelin para tre gjyqtarëve”, ka thënë ai.

Më tutje, Hodaj tha se ne këto pika të reja të aktakuzës procesi i gjykimit mund të shtyhet edhe për dy vite.

“Ata tani i kanë të gjitha të drejtat siç i kanë pasur nga fillimi. Tani ata kanë të drejtë që të kundërshtojnë këto pika të aktakuzës, të kërkojnë sqarime shtesë, të bëjnë kërkesa të ndryshme dhe kjo mendoj që i ka shtu edhe dy vjet që kanë me i marrë procedurat. Prapë prej fillimit avokatët mbrojtës kanë me u merr me kundërshtimin e këtyre akuzave siç i kanë bërë më herët”, deklaroi Hodaj.

Zyra e Prokurorit të Specializuar të premtën e ka dorëzuar në Gjykatën Speciale një aktakuzë të re, të ndryshuar, kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Në aktakuzën e re, prokurori Jack Smith ka përfshirë disa krime të prentenduara në Suharekë dhe Gjilan, për të cilat akuzohen ish-krerët politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktakuza e re është më pak konfidenciale dhe ka më pak pjesë të redaktuara.

Sikurse në aktakuzën e dorëzuar më parë, edhe në aktakuzën e re, të ndryshuar, Prokuroria i akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për vrasje, tortura, trajtim çnjerëzor e arrestime të paligjshme.

Prokuroria rendit akuza për krime që pretendohet të jenë kryer në disa shtëpi nga ish-pjesëtarët e UÇK-së.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË