Në kuadër të operacionit të sotëm të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në disa “Call Center”, janë arrestuar edhe dhjetë persona të tjerë si dhe gjatë kontrollit të disa lokacioneve janë sekuestruar edhe njëmbëdhjetëmijë euro.
Ky aksion u realizua nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor dhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg – Gjermani.
Vlen të theksohet se deri më tani nga ky operacion janë arrestuar 18 persona, si dhe janë sekuestruar 6 vetura, 160.300 euro dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale.
Të gjithë të dyshuarit e arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje.