Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Llugë të Podujevës.
Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:30 në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë pesë automjete. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pranuar trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.