Adresimi i parë i presidentes Vjosa Osmani

Pas betimit si Presidente e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e saj të parë në Kuvendin e Kosovës përmes së cilit ka ftuar për unitet të gjithë spektrin politik në Kosovë, drejtë ndërtimit të kulturës politike të bashkëpunimit. Para deputetëve të Kuvendit, Osmani ka thënë se dera e institucionit të Presidencës do të jetë e hapur për të gjithë, pa dallim partie, derisa ka theksuar se do të jetë bashkë në sfida edhe me deputetët të cilët nuk e përkrahën drejtë këtij rrugëtimi.

Ditë të Kosovës, e ka cilësuar ditën e sotme presidentja e zgjedhur, Vjosa Osmani, duke thënë se sot është dita kur po plotësohet vullnet i iqytetarëve të Kosovës i shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.

Në adresimin e saj të parë si presidente e vendit, Osmani ka kujtuar presidentin e parë të Kosovës, të ndjerin Ibrahim Rugova, komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, sakrificën e familjës së tij, të gjithë ushtarëve dhe popullit të Kosovës, për liri e pavarësi, duke kujtuar edhe të pagjeturit dhe civilët e vrarë nga forcat serbe.

Osmani: Vasfije Krasniqi është historia jonë

“Historia jonë është historia edhe e njerëzve përfaqësues të ulur në këtë sallë, është historia e të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës e cila sot është ulur në radhën e parë të kësaj salle. Zonja Krasniqi është vet historia jonë, dhimbja jonë e përbashkët, por mbi të gjitha është simbol i forcës sonë, i forcës së popullit tonë[…]Në opozitë kemi deputetë të cilët humbën prindërit edhe pas luftës vetëm e vetëm pse ata i qëndruan besnik kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci. Në krye të qeverisë ndërkaq sot është kryeministri ynë, një ish i burgosur politik që njohu fytyrën e vërtetë të agresorit nëpër kazamatet e egra të një regjimi tepër të egër”, tha Osmani.

Presidentja e zgjedhur ka theksuar nevojën për drejtësi për viktimat e luftës.

Osmani: Drejtësia për Kosovën nuk arrihet derisa Serbia të vendosë para drejtësisë kriminelët serb që kanë kryer gjenocid kundër popullit të Kosovës

“Drejtësia e plotë për vendin tonë nuk do të arrihet përderisa Serbia të vendosë para drejtësisë kriminelët serb që kanë kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid kundër popullit të Kosovës. Kjo është e vërteta që nuk mund ta mohojë askush, ka ndodhur para syve të tërë botës. Dialogu është vërtetë rruga që kemi përpara por ai duhet të jetë i drejtë e i barabartë, e paqja do të arrihet vetëm kur të shohim pendesë nga Serbia, kur të kërkohet falje nga ajo dhe kur të vihet drejtësi për ata që kanë pësuar nga krimet e tyre”, tha Osmani.

Kryetarja e shtetit ka ftuar spektrin politik në Kosovë që të ndërtojnë kulturën politike të bashkëpunmimit dhe tolerancës.Ajo ka përmendur situatën me pandmeinë, për çka ka theksuar se duhet bërë bashkë në mënyrë që të luftohet.

Osmani: Uroj të kemi bashkpëunim të përhershëm dhe dinamik me të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve

“Shfrytëzoj rastin të ftoj të gjithë politikanët e këtij vendi që së bashku ta ndërtojmë kulturën politike të bashkëpunimit e të tolerancës, të mirëkuptimit me njëri tjetrin dhe përkushtrim që shkon përtej ngjyrave politike. Bashkëpnimi me Qeverinë e Rpeublikës së Kosovës si dhe me të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të zgjedhur në Kuvend uroj të jetë i përhershëm dhe dinamik[…]Dera ime si presidente do të jetë e hapur për të gjithë, nuk do të ketë parti nga pozita dhe opozita, të gjithë bashkë jemi në shërbim të Kosovës ndaj mbi këtë parim unë jam vetëm njëra nga ju që po e vazhdoj detyrën e presidentes së vendit të cilën e mora në rrethana jo të zakonshme për të vazduar në rrethana shpresoj më të zakonshme, në rrethana më shpresëdhënëse”, ka thënë Osmani.

Ajo është zotuar se do të punojë drejt forcimit të shtetit të Kosovës, sundimit të ligjit dhe se do të garantojë mbrojtjen e lirive themelore njerëzore.

Osmani: Do ta mbrojë çdo pëllëmbë të Republikës së Kosovës

“Sot zotohem se do ta mbrojë çdo pëlëmbë, çdo pëllëmbë të Republikës sonë dhe do të angazhohem pa kursim për të garantuar pacenueshmërinë e integritetit territorial institucional e të sovranitetit të vendit. Kosovën duhet ta bëjmë gjithnjë e më të fortë”, tha ajo.

Një pjesë të fjalimit të saj, Osmani e ka dedikuar për vajzat dhe gratë e Kosovës, për çka ka thënë do t’i mbështesë ato drejt realizimit të ëndrrave të tyre.

Ajo ka përmendur edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si një storie suksesi, derisa ka theksuar edhe rëndëisnë e bahskëpunimit dhe ruajtën e aleancës së Kosovës me vendet mike.

Vjosa Osmani e cila është zgjedhur presidente edhe me votat e depeutetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovë, subjekt ky me të cilin ndau rrugët pas dy dekadash bashkëpunim, ka falenderuar të gjithë deputetët që e kanë votuar derisa ka pasur një mesazh edhe për opozitën që nuk qëndroi në sallë gjatë procesit të votimit.

Osmani: Do të jemi bashkë edhe me deputetët që nuk ishin në sallë

“Dua t’i falendderoj kolegët nga Lidhja Demokatike e Kosovës, në krye me kryetarin Lumir Abdixhiku me të cilët kam bahskëudhëtuar për 21 vite, për kontributin e tyre në ndërtimin e institucioneve të vendit. Dua t’i falenderoj edhe deputetët e tjerë, deputeten Reshitaj, deputeten Grainca, deputetin Pacolli, të gjithë dpeutetët që përfaqësojnë komunitetin turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptas, goran, të gjithë bashkë sot dëshmuam se Kosova është atdheu ynë i përbashkët. Ndërkaq për deputetët që sot nuk janë në këtë sallë zotohem para të gjithëve se do të jemi bashkë në çdo sfidë e në çdo fitore për atdheun tonë, Republikën e Kosovës”, tha Osmani.

Vjosa Osmani është zgjedhur në krye të shtetit në raundin e tretë të votimit me 71 vota për, duke u bërë kështu presidenti i pestë i Republikës së Kosovës.

Kandidatura e saj është bërë e ditur para zgjedhjeve të 14 shkurtit në të cilat ka garuar së bashku me Lëvizjën Vetëvendosje, parti e cila sot është në pushtet. /G.Kadrija

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË